• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakëve: Në ujësjellësa ka njerëz që nuk figurojnë fare në Shqipëri

by Java News
29/10/2021 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 20.37 miliardë lekë ose 160 mln euro. Borxhet më të mëdha i ka ujësjellësi i Durrësit dhe i Vlorës përkatësisht  6.43 mld dhe 2.18 mld lekë. Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama i ka mbledhur kryetarët e bashkive të vendit duke u bërë një “dush të ftohtë” për situatën e krijuar.

Kryeministri shënjestroi bashkinë e Vlorës gjatë fjalës së tij si kampione me 78.9% humbje dhe të Kavajës me vetëm 31% arkëtime. Por jo vetëm kaq. Kreu i qeverisë u shpreh se në armatën e njerëzve që janë të punësuar në sektorin e ujësjellësave ndodhen edhe persona që nuk janë fare në Shqipëri, por jashtë vendit.

“Është koha për të vepruar dhe natyrisht që sikur folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rrijë më në pozitën e thjeshtë financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do ta lejojmë që paratë e popullit shqiptar të abuzohen më nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe shpërdorimi i të ardhurave.

E para, duke paguar si punonjës njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri edhe njerëz që nuk janë në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve. Do të bëjmë një skanim për drejtorët, shefat dhe punonjësit. 

Kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk po hyj të them se edhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshme. Këtu është qartësisht një problem administrimi dhe keqqeverisje.

Është kronike është një sëmundje kronike e shumë viteve, por nuk mundemi më ta pranojmë dhe të mos ndërhyjmë për të mos e përmbysur” tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“Larg guroreve që i mbroni! Vijnë erë të keqe”/ Rama-kryebashkiakëve: Drejtorët e ujësjellësve s’do të zgjidhen më kështu

"Larg guroreve që i mbroni! Vijnë erë të keqe"/ Rama-kryebashkiakëve: Drejtorët e ujësjellësve s'do të zgjidhen më kështu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In