Rama: Domosdoshmëri zgjatja e afateve të Vetting-ut

Rama 2

Ndonëse kërkohet nga PS zgjatja e afateve për organet e vettingut, për kryeministrin Edi Ram reforma në drejtësi nuk ka dështuar, ajo është në rrugën e duhur.

Duke komentuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD, lidhur me vetingun në politikë, Rama tha se mirëpret idetë e opozitës duke u diskutuar por deri këtu.

“Zgjatja e mandatit të procesit të vettingut nuk është ofertë e PS është një domosdoshmëri e që lidhet me një proces të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror, ndërsa propozimet e PD janë ide të opozitës që meritojnë të respektohen duke u diskutuar dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë deri këtu, por lidhje dhe kushtëzime mes të dyjave nuk ka sepse janë komplet gjëra të ndryshme.” – tha Rama.

Pjesë nga Intervista:

Për momentin kërkohet një bashkëpunim në Parlament me opozitën për shkak të ndryshimeve kushtetuese që duhen bërë për hir të zgjatjes së mandateve të komisioneve të vettingut. Por opozita propozon edhe reformën territoriale dhe vettingun e politikaneve. E shikoni të ndarë cështjen e zgjatjes së mandatit të komisioneve të vettingut?

Zgjatja e mandatit të institucioneve të vettingut është një proces i cili nuk vjen nga programi i PS dhe nuk është objektiv i qeverisë së dalë nga mandati i tretë. Zgjatja e vettingut vjen nga domosdoshmëri e vënë në pah nga partnerët tanë në reformën në drejtësi, SHBA dhe BE dhe nga gjithë ajo pjesë e shumicës që është angazhuar drejpërdrejtë me aspekte të drejtësisë edhe të vazhdimit të reformës në drejtësi. Qysh në ditën e parë e kam thënë qartë që reforma në drejtësi ka katër faktorë: SHBA – BE – shumica qeverisësë dhe opozita. Ndërkohë që për propozimet e PD janë vetëm dy faktorë që duhet ti trajtojmë dhe që kanë mundësi të vendosim PS dhe PD. Pra, janë dy gjëra komplet të ndara nga njëra tjetra dhe s’ka oferta as kundër oferta. Zgjatja e mandatit të procesit të vettingut nuk është ofertë e PS është një domosdoshmëri e që lidhet me një proces të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror, ndërsa propozimet e PD janë ide të opozitës që meritojnë të respektohen duke u diskutuar dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë deri këtu, por lidhje dhe kushtëzime mes të dyjave nuk ka sepse janë komplet gjëra të ndryshme.

A është koha pas pesë vitesh për të bërë një bilanc për reformën në drejtësi: Cfarë shkoi mirë? Cfarë mund të bëhej më mirë? Ku u gabua?

Patjetër mund të bëjmë në cdo kohë bilanc, por unë mendoj që bilanci bëhet në fund. Megjithatë, mund të bëjmë bilanc. Unë mendoj që ka një problem themelor kur diskutojmë për reformën në drejtësi që mbase shumë kush ka menduar që kjo do të jetë e shpejtë që rezultatet do të vijnë shpejt, dhe që sa hap e mbyll sytë drejtësia në Shqipëri do të ndryshojë. Ky nuk është një problem i procesit të reformës, ky është një problem që lidhet me perceptimin për të cilin fola. Unë mendoj që reforma ka shkuar shumë mirë, është në rrugën e duhur, me të gjitha vështirësitë dhe goditjet, apo momentet jo fort të kënaqshme rrugës që janë të pashmangshme nga një proces reforme të tillë dhe të gjithë duhet ta kenë parasysh që një sistem drejtësie si ai që funksion sot në vende me demokraci të zhvilluar të cilave ne duam t’i bashkohemi nuk ngrihet sa hap e mbyll sytë. Dhe realisht 5 vjet janë sa hap e mbyll sytë për historinë e shtetit.

Qartesisht vettingu bëri një pastrim të madh dhe të thellë, por duket se nuk u parashikuan efektet zinxhir në zbrazjen e sistemit. Nëse Shqipëria do të kishte mundësinë ta niste nga e para reformën në drejtësi, do kishte bërë ndryshe?

Jo unë besoj vetëm një gjë që mund të ishte bërë më shpejt, por këtu ka pasur sigurisht influencën e vet gjithë vështirësia e procesit dhe sigurisht ka ndikuar edhe ndërveprimi i domosdoshëm me ONM. Sa i përket radhës së gjërave është ndjekur rradha e duhur. Unë nuk mendoj që Shqipëria humbi ndonjë gjë pse pastroi gjykatën Kushtetuese dhe për një periudhë nuk e kishte gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse sic thotë një fjalë e urtë ‘më mirë djepi bosh se shejtani brenda’. Unë nuk mendoj se Shqipëria humbi dhe ne tani jemi duke menduar për të parë se si tani mund nga pikëpamja administrative, sa i takon shtetit të lehtësojmë sa të mundemi nga barra e dosjeve pafund që janë akumuluar atje në gjykata, gjithë këtë proces të ndërtimit të institucioneve të reja.

Paralel me reformën në drejtësi, si do të ecet në mandatin e tretë?

Reforma në drejtësi është në rrugën e vet, nuk varet nga ne nuk jemi ne që e bëjmë. Ne thjesht e kemi mbështetur, kemi bërë gjithçka që është kërkuar për t’i dhënë gjithë mbështetjen e duhur institucioneve të reja, për t’i dhënë gjithë mjetet e duhura në dispozicion duke filluar nga mjetet financiare. Por nuk është pjesë e punës së përditshme të qeverisë, është pjesë e jona për të qenë aty kur duhet mbështetur, sic është rasti që duhet mbështetur në parlament zgjatja e mandatit te vettingut. Puna jonë është të realizojmë objektivat e mandatit të tretë dhe të bëjmë një pjesë të rrugës drejt asaj maja ku unë mendoj Shqipëria meriton të ngjitet në 2030. Ndaj jemi duke punuar, që me buxhetin e parë të mandatit të tretë për vitin 2022, do bëjmë disa lehtësime të rëndësishme dhe do vendosim fokus në disa objektiva të rëndësishme. Zerimi i tatimit mbi fitimin për të gjithë ata që kanë një pagë deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimi i tatim fitimit për ata me pagë deri në 500 mijë lekë të vjetra, thuajse përgjysmimi i tatim fitimit për ata që kanë pagë deri në 2 mln te vjetra janë lajme shumë të mira. Plus edhe rritja e pagave përsëri për mësuesit, mjekët, infermierët, për punonjësit e policisë dhe drejtuesit që shkojnë në zona të tjera, dyfishimi i ndihmës për nënat me tre fëmijë, dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë dhe vajzat e trafikuara apo që jetojnë vetëm, janë të gjitha pozitive mendoj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com