• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar, institucionet e kulturës i ka zënë pluhuri

by Java News
07/09/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të rindërtojë Teatrin Kombëtar, një projekt ky i shumë viteve më parë që rinis sot për të sjellë në jetë një teatër të standarteve europiane në kryeqytet.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit për ndërtimin e një qendre teatrale multifunksionale në ambientet e ish-Institutit Meteorologjik dhe rikonstruksionin e TKOB, kryeministri Rama theksoi se ka ardhur koha për të investuar në art.

“Është koha për të rindërtuar Teatrin Kombëtar, është në një vend kyç, është mirë që të mbetet aty. Teatri Kombëtar do rindërtohet sipas standardeve bashkëkohore. Teatri do pajiset me të gjitha instrumentat. U pengua rindërtimi i tij, por ne do bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës dhe faktorë të tjerë për të pasur një teatër me standarde bashkëkohore.” tha Rama.

Rama i ka dhënë dhe një përgjigje zërave kritikë të cilët kanë sulmuar investimet e qeverisë në art, kulturë dhe sport.

 “Ka shumë njerëz që me dashje apo pa dashje e harrojnë vlerën e madhe që kanë këto investime dhe shpesh reagojnë ndaj këtyre projekteve duke thënë ne s’kemi bukë ç’na duhet teatri, muzeu, stadiumi. E vërteta është që në asnjë vend ku s’ka teatër, muze, stadium, s’ka jetë kulturore dhe sociale s’ka as bukë, sigurisht që do ishte bisedë e gjatë nëse është buka që sjell artin apo arti që sjell bukën, por s’ka pikë dyshimi që investimet në art dhe kulturë e sport janë patjetër investim edhe në ekonomi dhe në mirëqenien shpirtërore dhe materiale. Të thuash t’i lëmë këto se ka njerëz që mezi ia dalin të sigurojnë bukën domethënë të pranosh që ata njerëz ti lësh gjithë jetën në të gjendje dhe të mos kesh ambicien që edhe ata të dalin ng kjo gjendje”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk ka harruar që të përmendë edhe një citim të Kadri Roshit.

“Mbaj mend një shprehje të të madhit Kadri Roshi që thoshte se, Një artist nëse nuk bëhet me pluhur nuk bëhet artist”, por unë do thoja se Me sa pluhur ne kemi në salla do kishim çuar në botë mijëra artistë. Skenat tona kanë nevojë për investime serioze dhe me standarde” tha Rama.

Kryeministri ka shtuar se, në muajin janar do të nisë rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërkohë që falë investimit të bërë është rikonstruktuar edhe Qendra Multifunksionale Teatrale në ish godinën e Meteorologjisë. Ai tha se investimet që janë bërë dhe po bëhen janë sa vlera totale e investimeve të bëra në vend në 25 vite në infrastrukturë.

“Kjo qendër ishte e braktisur dhe e mbushur me mbeturina, shërbente si laborator hidroteknik dhe sot ka nisur që të transformohet në skenën e re të kryeqytetit. Ndërtimi i një skene të re për njerëzit e teatrit. Dy salla me 400 spektator dhe mjedise të tjera që do të jenë alternativë e shkëlqyer me standarde që asnjëherë më parë nuk i kanë pasur regjisorët dhe aktorët. Aktualisht janë gjendje shumë e rënduar dritaret, tavanet,dyshemetë  etj. Investimi është i konsiderueshëm. Teatri i Operas e Baletit do ketë një investim që është i barabartë me investimet në infrasturkurë në 25 vite. Do përfundojë rikonstruksioni i Jordan Misjes, do pajiset me pjano të reja, salla të reja, shkolla koreografike” tha Rama.

Next Post
Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: Nuk ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit

Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: Nuk ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shërimi i shpresës

May 13, 2026
Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

May 13, 2026
NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

May 13, 2026
Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

May 13, 2026
Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

May 13, 2026
Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

May 13, 2026
Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

May 13, 2026
Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

May 13, 2026
Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

May 13, 2026
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In