• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama do të përdorë video-konferenca për të komunikuar me të gjithë krerët e degëve të PS

by Java News
23/05/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimi i teknologjisë në drejtimin e degëve të saj në bazë do të jetë risia e Partisë Socialiste në kuadër të përgatitjeve të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Për këtë arsye, Sekretariati i Organizimit Dixhital në PS po punon për instalimin e një programi të posaçëm, i cili do të bëjë të mundur komunikimin e brendshëm mes kryetarëve të degëve me qendrën e PS-së në Tiranë.

Ky program, ndër të tjera, parashikon dhe zhvillimin e videokonferencave apo videombledhjeve mes kryesocialistit Edi Rama dhe krerëve të PS-së në rrethe.

Përdorimi i teknologjisë përveç mbledhjeve, pritet të sjellë edhe më shumë vëmendjen ndaj simpatizantëve, të cilët do të marrin një mesazh urimi të personalizuar në telefonin e tyre nga kreu i PS-së, Edi Rama.

Teknologjia në PS

Alfred Peza, i cili u votua nga 247 anëtarë të Asamblesë Kombëtare si Sekretar për Organizimin Dixhital, sqaroi dje për herë të parë përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj strukture. Në një intervistë dhënë për “Ora News”, Peza u shpreh se shtylla e Sekretariatit që ai drejton do jenë të dhënat e partisë, komunikimi i brendshëm i socialistëve dhe komunikimi me mediat. Sekretariati dixhital do të sjellë risi në organizimin e përditshëm të partisë, si për shembull mbledhjet e kryesocialistit me krerët e bashkive përmes videokonferencës. Sekretariati Dixhital është një strukturë e re për spektrin politik shqiptar, por jo e panjohur për Partitë e Internacionales Socialiste dhe sipas Pezës erdhi si përgjigje e realitetit të ri, që tregon se më shumë se 50 për qind e shqiptarëve informacionin e marrin nga mediat online. “Kolona e parë është “kasaforta” e të dhënave të partisë që përbëhet nga regjistri elektronik i anëtarësisë së partisë, nga listat e votuesve dhe nga listat e burimeve njerëzore dhe të dhënave lidhur me to. Kolona e dytë është komunikimi i brendshëm i PS. PS duke shfrytëzuar teknologjitë dixhitale të informimit do të ketë një rrjet të brendshëm komunikimi nga kryetari i partisë deri tek anëtari i partisë në zonën më të largët të vendit. Dhe kolona e tretë, është komunikimi i jashtëm që është ai me mediat, opinionin publik dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që na votojnë ose jo, që jetojnë brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë”,- u shpreh Peza. Falë kësaj strukture, vijoi ai më tej, do të përforcohet dhe shpejtohet komunikimi mes lidershipit të partisë dhe strukturave, duke dhënë si shembull mbledhjen e kreut të PS me 61 krerët e Bashkisë përmes videokonferencës. “Është i menjëhershëm dhe ajo mbledhje që deri dje bëhej në praninë e të gjithë njerëzve, por për të cilën konsumohej shumë kohë, shumë energji, shumë karburant dhe elementë të tjerë, mund të bëhet fare mirë brenda një momenti me të gjithë anëtarësinë”- nënvizoi deputeti socialist.

Simpatizantët e PS-së

Por, sipas tij, teknologjia do të sjellë edhe më shumë përkushtim për simpatizantët e Partisë Socialiste. “Gjatë ditës së sotme mund të kenë ditëlindjen 274 anëtarë dhe simpatizantë të PS në të gjithë Shqipërinë. Nga 100 e ca mijë anëtarë dhe simpatizantë që kemi dhe kryetari i PS mund t’i dërgojë një mesazh brenda një çasti të gjithëve”- sqaroi Sekretari i PS-së. Alfred Peza, i cili mban mandatin e parë të të zgjedhurit socialist, është ngarkuar nga partia me dy detyra të rëndësishme në kuadër të ri organizimit të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Peza thotë se kjo detyrë, është krejt e natyrshme për të, si gazetar në profesion. “Qenia zëdhënës politik i Kryesisë së partisë më të madhe politike në Shqipëri dhe aktualisht qeverisja e vendit, është një plotësim edhe më shumë me një kolorit natyror timin, i profilit tim politik” – u shpreh ai. Shqip/ a.k

Next Post

Zbulohet një bazë aliene në Hënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In