Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të hënë në rrjetin e tij social në Facebook një ljam që paralajmëron se Shqipëria ka marrë tashmë dritën jeshile për hapjen e negociatave nga vendet anëtare në BE. Njëri nga komentuesit e kritikon Ramës, se teksa njerëzit në ved nuk kanë bukë për të ngrënë, ai udhëton e bën turizëm në SHBA e Europë.
Por nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja nga Kryeministri:
Komentuesi: Opo kjo ka rëndesi. Të thonë llafe të mira andej nga Brukseli se varja nese po vdesim për bukë ne ktu, se spo mbillet më grurë e miser por vetëm nga ajo bima e rilindjes… :p E mbarove turizmin ti o KM? Politika jote është tamam si pallatet e Tiranës. Të lyer nga para dhe jashtë, dhe beterr brenda .. :mjer ky popull thuaj.
Rama: Eh mor Cun Lushnjar që po vdes për buk dhe ke fesjbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja apo jo?! Ndërsa për turizmin tim apo politikën si pallatet e Tiranës, një sugjerim kam unë: Mos dëgjo shumë kazanin që zien broçkulla se do mbetesh mbrapa botës!