• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus. S’është vetëm PD! Dhe ‘Partia e Lekut’, PL është në thesin e rublave

by Java News
08/11/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një takimi në Kamëz ku u prezantuan punët e kësaj bashkie, se shumë shpejt do të shohim që jo vetëm PD-ja ka qenë e përfshirë me financimet ruse.

Sipas Ramës, greva e zhvilluar disa vite më parë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë, ka qenë pjesë e skenarit të financimit rus.

Kryeministri shtoi se mendon që edhe Partia e Lirisë është në thesin e rublave.

Edi Rama: Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luiftë, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj lufte, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luftë. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxiotur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të ërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luftë. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi.

Ishte e qartë, energjia dhe inflacioni kthehen në dy armë që shkojnë në çdo shtëpi. Fatura e energjisë futet poshtë derës ndërsa inflacioni është tek dera e çdo dyqani dhe në momentin që do paguash, të kap dorën dhe të thotë prit se kam dhe unë pjesën time këtu.

Ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuar në imagjinata, sepse ne kemi provën që PD është paguar gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë. Çadra e famshme dhe e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shquipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë stretegjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, PL, janë në thesin e rublave./m.j

Next Post
Ambasadorja e SHBA në OKB: Trysni ndaj Rusisë derisa të largohet nga Ukraina

Ambasadorja e SHBA në OKB: Trysni ndaj Rusisë derisa të largohet nga Ukraina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com