• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-britanikëve: Ashtu siç ju nuk jeni vetëm Mr.Bean, ashtu edhe ne s’jemi vetëm “Taken”

by A R
23/03/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar të mërkurën në Londër ku, ndër të tjera, do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak.

Vizitës së kreut të qeverisë në Britaninë e Madhe i kanë dhënë zë disa media britanike në vazhdën e “incidentit” diplomatik të disa muajve më parë mes dy vendeve për emigrantët shqiptarë.

Mail Online ka zbardhur të mërkurën intervistën që Rama ka dhënë për “Today” të BBC Radio 4 këtë mëngjes. Gjatë kësaj interviste, siç përcjell Mail Online, Edi Rama dënoi retorikën e përdorur nga politikanët e vendit ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani.

I pyetur nëse po kritikonte mënyrën sesi politikanët britanikë i kanë përshkruar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani përmes La Manshit, apo stereotipizimin e shqiptarëve, Rama u përgjigj: Të dyja janë të vërtetë.

“Dua të them pikërisht atë që është folur nga anëtarët e kabinetit, duke filluar nga Sekretarja e Brendshme… Kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet tona, por ka një vullnet për ta kapërcyer. Është e vërtetë që me forcimin e bashkëpunimin tonë ka pasur rezultate të dukshme që po i vë në dukje kryeministri këtu dhe qeveria. Por, nga ana tjetër, ne gjithmonë do të refuzojmë të kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim,” citohet të jetë shprehur kryeministri Rama.

Po ashtu, Rama kërkoi nga britanikët që të mos lejojnë që “disa mollë të kalbura” t’i japin formë perceptimit të britanikëve për shqiptarët.

“Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.

Kujtojmë se deklaratat e Suella Braverman në tetor të vitit të shkuar shkaktuan përplasje diplomatike mes dy vendeve pasi, gjatë një fjalimi në Parlament, foli “për kriminelë shqiptarë që po lejohen të futen në Britani.”

“Gjakrat” mes dy vendeve u qetësuan pas firmosjes së një marrëveshjeje dypalëshe mes Ramës dhe homologut Sunak në dhjetor, me anë të së cilës synohet trajtimi i emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

“Në jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm dhe po punojmë si shoferë, në ndërtim, në kuzhina dhe madje edhe po këndojmë për ju djema,” tha Rama për BBC Radio 4 duke shtuar se çështja e Kanalit Anglez është komplekse, “por shqiptarët nuk janë vetëm ata të anijeve.”

/a.r

Next Post
Pamje tronditëse/ “I shkundin cigaren e i djegin flokët”, publikohet video e dhunimit të adoleshentes në Gjermani

Pamje tronditëse/ “I shkundin cigaren e i djegin flokët”, publikohet video e dhunimit të adoleshentes në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In