• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, batuta gjatë takimit të fundvitit me trupin diplomatik: Ngre dolli për gjysmën time më të mirë që…!

by Java News
21/12/2023 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.

Kreu i qeverisë ka ngritur dolli edhe për bashkëshorten e tij, duke u shprehur se ajo me kalimin e viteve po bëhet edhe më e bukur, ndërsa me të po ndodh e kundërta.

“Këtu përfundon fjala ime e shkruar dhe mendojeni, e ndala së shkruari se pata shumë frikë se do të ishte një tjetër fjalim i gjatë. Besoj se mjafton kaq për atë që do të vijë, është shumë më mirë të presim me padurim të ndodhë dhe jam i bindur që ky vend i bukur, me verëra shqiptare të shkëlqyera, me muzikën që shpresoj se do të jetë në një nivel me shijen me të cilën është krijuar kjo hapësire këtu, me miq kaq të mirë përreth, janë më se të mjaftueshme për të vazhduar këtë mbrëmje të bukur. Nisi bukur dhe përvoja tregon se këto lloj mbrëmjesh tradicionale të fund vitit nisin bukur dhe përfundojnë edhe më bukur.

Ju faleminderit të gjithëve dhe nëse mund ta marr sërish gotën, dua të ngre një dolli, së pari për familjet tuaja, sepse në fund të fundit, janë ato që paguajnë koston për të gjithë punën tuaj jashtë shtëpisë edhe për jetën tuaj mjaft argëtuese në politikën shqiptare jashtë shtëpisë dhe për gjithë sa iu duhet të bëjnë gjatë tërë kohës që ata në shtëpi ju presin. Dua po kështu, të them të njëjtën gjë për familjet e kolegëve të mi këtu, të cilët kanë një detyrë edhe më të vështirë, sepse jo vetëm iu duhet të na presin që të kthehemi në shtëpi, po edhe iu duhet të dëgjojnë gjëra të tmerrshme për ne gjatë ditës.

Në mbyllje të dollisë për të gjitha familjet tuaja, dua t’i shtoj dollisë edhe familjen time dhe për gjysmën time më të mirë. Ajo sa vjen e bëhet më e mirë, unë sa vij e përkeqësohem, po ja që kështu është. Gëzuar pra, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të dashurit tuaj dhe iu uroj atyre, bashkë me ju natyrisht, së pari një Vit të Ri me shëndet, së dyti  një Vit të Ri të gëzuar dhe së treti, një Vit të Ri shumë të suksesshëm”, tha Rama./m.j

Next Post
“Beleri”, reagon Edi Rama: Vendimi i GJKKO, korrekt! Kjo çështje, e drejtësisë dhe kurrsesi e politikës

"Beleri”, reagon Edi Rama: Vendimi i GJKKO, korrekt! Kjo çështje, e drejtësisë dhe kurrsesi e politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

July 9, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

July 9, 2026
“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In