• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri”, reagon Edi Rama: Vendimi i GJKKO, korrekt! Kjo çështje, e drejtësisë dhe kurrsesi e politikës

by Java News
21/12/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për vendimin e GJKK për të mos i dhënë lejen kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për të mos u betuar duke qenë se ende ndodhet në paraburgim për akuzën lidhur me vjedhjen e votave.

Reagimi i Edi Ramës për “çështjen Beleri”:

Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.

Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur./m.j

Next Post
SPAK, po heton dhe Berishën, Metën apo familjarët e tyre? Dumani: “Gërdeci”, në hetim. Për ish presidentin, nga SHBA…!

"Jemi Bashkë..."/ Mungoi në protestën e Berishës, Meta: Do jem sipas rastit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

May 22, 2026
Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

May 22, 2026
Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

May 22, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

May 22, 2026
Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

May 22, 2026
Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

May 22, 2026
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

May 22, 2026
“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

May 22, 2026
“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

May 22, 2026
Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In