• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Bashkia e Tiranës, dallëndyshja që lajmëron transformime të mëdha

by A R
13/02/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur të marrë jetë projekti për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në prani edhe të kryeministrit, Edi Rama, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila mundëson ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, të cilat do t’i shtohen edhe 3 shkollave të tjera të reja që janë në proces ndërtimi, duke e çuar në 20 numrin e tyre.

Kryeministri Rama vlerësoi se përmes kësaj marrëveshje, materializohet një fazë e gjatë përgatitore dhe çelet rruga për një ndër kantieret më të rëndësishëm të programit të rilindjes urbane, kantieri i ndërtimit të 20 shkollave të reja, që do të bëjnë më në fund diferencën pas 25 vitesh vështirësi prej mbipopullimit dhe mbingarkesës.

 “Më vjen mirë që, me Bashkinë e Tiranës, sot lançojmë një projekt që është model i parë i projekteve të programit tonë 1 miliard dollarë për rindërtim, një program i cili do të mundësojë realizimin në kohë shumë të shkurtër të atyre veprave që për ndryshe do donin një kohë shumë të gjatë si pasojë e pamundësisë së arkës së shtetit për t’i financuar. Ky është një program që do të sjellë shumë më afër të ardhmen në raport me disa nevoja jetësore shumë të rëndësishme për infrastrukturë arsimore, shëndetësore, infrastrukturë rrugore të niveleve të ndryshme dhe nga ana tjetër do t’i japë një shtysë të jashtëzakonshme ekonomisë dhe punësimit”, tha Rama.

 Kryeministri tha se ky projekt i nisur nga Bashkia e Tiranës lajmëron nisjen e transformimeve të mëdha. “Ajo që po prezantojmë sot me Bashkinë e Tiranës është dallëndyshja e parë që lajmëron një situatë të re transformimesh të mëdha, jo vetëm infrastrukturore, por edhe ekonomike dhe sociale, është një ndërveprim intensiv me sipërmarrjen dhe bankat për të siguruar që, me të njëjtat para që Buxheti i Shtetit, do të investonte në 20 vitet e ardhshme, sepse aq janë mundësitë për të ndërtuar, të mund të ndërtohen 20 shkolla të reja dhe në 20 vitet e ardhshme Buxheti i Shtetit bën shlyerjen e këtij investimi”, tha ai. /b.d

Next Post
Drejtori i policisë së Kosovës: Ja kush e urdhëroi ndalimin e trenit serb

Drejtori i policisë së Kosovës: Ja kush e urdhëroi ndalimin e trenit serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In