• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ata që nuk e duan 18 Qershorin janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE në Lindje e Perëndim

by A R
09/04/2017 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo të djelë ka mbajtur në facebook komunikimin javor me qytetarët.

Ai deklaroi se protesta e opozitës lidhet vetëm me frikën nga zbatimi i vettingut dhe reformës në drejtësi. Rama tha se ata që nuk duan 18 Qershorin janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE në Lindje e Perëndim.

“Frika nga vettingu i dha jetë çadrës ku është ngujuar Partia Demeokratike. Ata që nuk e duan 18 Qershorin janë gati të dalin mbi interesat e vendit dhe të na ndajnë për së gjalli. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE në Perëndim e Lindje, sepse e duan Shqipërinë një çiflig pandëshkueshmërie”, tha Rama.

“Pse mendoj që Shqipëri po merr formë një qasje e re politike kundrejt BE-së. Një qasje që i bie ndesh përpjekjes popullore të dhjetorit që formoi politikën e këtyre 20 viteve.  Frika nga drejtësia po i jep jetë qasjes destruktive të PD-së, e ka kthyer ditën e gjykimit të popullit më 18 qershor në një ditë që politikanët e korruptuar në çadër nuk duan të vijë kurrë. Janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë, janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Nuk e duan 18 qershorin, ditën e gjykimit të popullit sovran.

Kemi humbur shumë kohë e energji për njerëzit e këtij vendi dhe janë gati ta hedhin në erë urën që me zorr kemi ngritur për të shkuar në Europë. Ata janë gati të na ndajnë edhe një herë për së gjalli nga Europa e ekonomisë së lirë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së se e duan Shqipërinë si çiflig. Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që zgjedhjet i kanë vetëm këngë në gojë. Ata që duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime të së kaluarës.  Ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një slogan por një obligim qytetar.

Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç ka bërë më parë. Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër. 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europën, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën” tha Rama.

Next Post
DETAJET/ Cuku u përlesh me njërin prej vrasësve, tjetri e goditi pas koke, zbulohet identikiti i autorëve

Atentati mafioz, dyshimet e bashkëshortes së Cukut, çfarë i tha ajo vrasësit para krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In