• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Alibeajt: Enver Hoxha është gjallë përmes jush! Unë në Bllok nuk jam jetuar kurrë! Im atë nuk ka qenë anëtar i Komitetit…

by Java News
23/05/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili e pyeti nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit.

Rama deklaroi se nuk ka jetuar asnjëherë në Bllok ndërsa shtoi se sot Enver Hoxha është gjallë vetëm përmes tyre.

“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai. Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj.

Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës shumë prej jush ju bëri si veten. Futi urrejtjen për tjetrin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.

Me pare kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj replikoi me kryeministrin Edi Rama për periudhën e diktaturës në vendin tonë. Alibeaj pyeti kryeministrin nëse e vret ndërgjegja për atë që kanë bërë të parët e tij.

Ai u ndal te etiketimet e Ramës për non gratat, ku i kërkoi atij të kthejë sytë nga non gratat në partinë e tij.

Pjesë nga replikat

Enkelejd Alibeaj: Ti vetë nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. Ulu ulu se nuk kam mbaruar, Kjo është një gjë që do të lartësonte më shumë se je. E di ti që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve.

Ai iku sepse e ka të gjithën hipokrizi. Do të lartësonte nëse realisht do të ndjeje përgjegjësi. Askush nuk të thotë të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu. Ti shiko non gratat e tua. Ke dy tre dhe tre andej. Të tregoj jo një por disa. Lexo njoftimin e DASH.

Edi Rama: Më trego një ku e ke

Enkelejd Alibeaj: Kjo do të tregonte ty amerikan dhe pro perëndimor. Më e thjeshta që mund të bësh në aspektin njerëzor. Flet ti për hapjen e dosjeve? Pse duhet ta nxjerrësh si virtyt. Kemi një borxh të madh ndaj atyre njerëzve./m.j

 

Next Post
Pas debateve të ashpra/ Miratohet në Kuvend marrëveshja për menaxhimin e Parkut të Butrintit

Pas debateve të ashpra/ Miratohet në Kuvend marrëveshja për menaxhimin e Parkut të Butrintit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com