• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Akuzat e mia ndaj Metës në 2011? Ja si qëndron problemi

by
24/09/2015 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për gazetarin Tim Sebastian, drejtues i “Conflict Zone” në “Deutsche Welle”, është ngacmuar edhe për akuzat që ai ka bërë më parë ndaj Ilir Metës.

Rama e ka pranuar se i ka bërë ato, por thotë se problemi nuk është tek personat, por tek sistemi.

Ju keni formuar një koalicion me një person që quhet Ilir Meta, për të cilin keni thënë: “Ai është shembulli i gjithçkaje të kalbur  që ndodh në Shqipëri”.

Po unë e thashë.

Ju e thatë. Ju ishit kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkuan në krevat politikisht me njeriun që qartësisht e përçmonit. Pse?

Unë besoj fort që nuk është një person, nuk janë njerëzit, por është sistemi.

Por ju nuk sulmuat sistemin sulmuat njeriun. Ju sulmuat njeriun.

Nuk është njeriu, nuk janë njerëzit është sistemi. Dhe unë nuk isha i dëshpëruar për pushtet, isha i dëshpëruar të shihja Shqipërinë të bënte përpara dhe të bëja gjithçka që mundesha ta shihja këtë të ndodhte dhe po e bëj këtë së bashku me të tjerët dhe jam i lumtur që e shoh.

Pra ju nuk keni ndryshuar mendim se sa i kalbur është ky njeri?

Sërish nuk ka të bëjë me një njeri…

Ju e thatë për të, kështu që ju e bëtë të dukej se  ishte për të?…

E thashë më 2011.

Po. Po.

Tani po ju them që ne kemi një koalicion, i cili po funksionon shumë mirë dhe po ja dalim shumë mirë bashkë.

Sa njerëz të kalbur ka këto ditë në koalicionin tuaj qeverisës?

Nuk kemi njerëz të kalbur në koalicionin tonë qeverisës.

Përveç këtij personi që ju akuzuat si të kalbur në 2011?!

E kam bërë. Nuk po e mohoj që e kam thënë. Por ka diçka mjaft të thjeshtë për politikën, ajo funksionon përmes zgjedhjeve, numrave, programeve dhe axhendës së përbashkët. Për sa kohë këto janë në vend, gjërat mund të shkojnë përpara.

Next Post

Policia zbardh dinamikën e masakrës së Mamurrasit: Konflikti nisi mes dy kushërinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com