• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DREJTESIA/ Rama: Absurde klithmat e PD-së për rrezikun euro- amerikan

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, ka akuzuar ashpër lidershipin e PD-së, se me qëllim po pengon miratimin e Reformës në Drejtësi, pasi është përfshirë nga paniku i pastrimit të drejtësis nga krimi dhe korrupsioni i togave të zeza. Sipas Ramës, PD-ja në emër të sovranitetit po përpiqet të mbajë në këmbë sovranitetin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

“Janë absurde klithmat për mbrojtje sovraniteti nga rreziku euro- amerikan. Deklaronin neni 55 në dimër e neni 88 në pranverë. Këto ishin vetëm një alibi me shpresën se ne nuk do pranonim kompromisin. Formula e kompromisit e ofruar nga Nuland u pranua nga ne. PD-ja kërkoi 48 orë kohë për të ndërtuar një alibi të re. Alibia e rradhës doli rreziku euro- amerikan. Është një përpjekje e dëshpëruar për të bindur shqiptarët se në emër të sovranitetit vetting-u i duhet lënë në dorë Gjin Ndrecës sesa ndërkombëtarëve”, deklaroi Rama.

Sipas tij, PD-ja është në panik nga fshesa e hekurt në sistemin e drejtësis dhe këtë e interpreton si kërcënim për sovranitetin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë nënvizoi se përfshirja e ndërkombëtarëve është vërtetë një rrezik, por është një rrezik për pushtetin sovran të korrupsionit.

“Vetting-u që mbështet nga ndërkombëtarët u heq çekiçin nga dora gjyqtarëve kriminel dhe shemb korrupsionin politik e financiar me drejtësinë. Pastrimi i drejtësisë nga veting-u nuk mbaron me vetting-un. Kjo nuk është reformë sociale apo sportive që ne mund ta bëjmë vetë. Është për Shqipërinë europiane që duam ta anëtarësojmë në BE. Sovraniteti ynë është relative dhe jo absolut, ndërkohë që duam të hymë në BE. Pa këtë reformë ne mund të mbetemi sovran, por vetëm brenda shtëpisë sonë, por do të jemi jashtë shtëpisë së madhe europiane. Do shihemi si popull i nënshtruar nga sovraniteti i korrupsionit”, ka nënvizuar Rama.

Kreu i qeverise ka nenvizuar se populli shqiptar rrënqethet sot në gjykatat e korruptuara, por opozita është e tmerruar nga drejtësia e pastër.

“I prisja kushtëzimet absurde të opozitës. I përsëris propozimin PD: Bëni një draft që të pranohet nga SHBA dhe BE dhe ne jemi gati ta votojmë në 21 korrik! E kemi shteruar gjithë fantazinë tonë për të gjetur konsensus me opozitën. Kemi bërë gjithçka kishim në dorë për reformën. Ne bëmë çdo lëshim të mundshëm pa prekur thelbin e reformës”, shtoi Rama.

Në fund ai i përsëriti thirrjen Bashës.

“Ka kohë deri në 21 korrik, ora 10, të sjellë një propozim të miratuar nga ndërkombëtarët. Për çdo të re që ka të më njoftojë”, tha Rama.

 

Me. Ar

Next Post

Cristiano Ronaldo feston triumfin me një Bugatti të ri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In