Kryeministri Edi Rama në takimin me rektorët dhe dekanët ka bërë të ditur se 8 pikat e kerkuara nga studentet janë vetëm parathënia e një libri që duhet korrigjuar i gjithi. Ai u shpreh se nuk i ka mbledhur rektorët për t’i fajësuar por që të nxjerrin përgjegjësi për situatën që ata kanë krijuar nëpër universitete.
Rama paralajmëron rektorët: Do më keni protestues deri në fund
“Për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënia e një libri që është shumë i ngatërruar por që patjetër duhet kaluar I gjithi dhe duhet korrigjuar i gjithi. Nuk diskutohet që gjithçka dhe gjithkush që nga ana e qeverisë ka pasur lidhje me arsimin e lartë ka përgjegjësi. Ky është gjykimi im. Nuk jam unë që t’ju them juve se sa përgjegjësi keni. Jeni ju që duhet të nxirrni përgjegjësinë tuaj. Por unë di t’ju them kaq që unë nuk jam më ai që isha para kësaj historie në raport me universitetin. Protesta do mbarojë një ditë , studentët do të kthehen prap në mësim, kurse mua sa të më keni kryeministër do të ke keni protestuesin për ccështjen e universitetit., këtë di tju them. sepse nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojnë, por nëse brenda mundësive të kufizuara ti loz me tjetrin, askush s’të kupton. Pra nëse ti ke 5 lek të gjithë kuptojnë që me ato 5 lek nuk bëhen dot punë për 500 lek, por nëse atë 5 lek 4 lek ti I çon për lum, askush s’të merr vesh. Kjo është historia e universitetit. Jam marrë me universitetin vetëm kur kam parë katër dekanë, të shqetësuar të alarmuar. Pse? Për mosmarrëveshje me Rektoratin. Kemi takur rektorët, kemi takuar dekanët, jam përpjekur të ndihmoj dhe kam kuptuar se kjo nuk vjen nga ligji, por vjen nga mungesa e mbase e dëshirës , mbase kapacitetit, mbase të dyja bashkë për t’iu nënshtruar ligjit. Dhe jam përgjegjës sepse nuk kam mundur, si ta çoj diçka që është në zonën e autonomisë universitare. Kjo s’do të vazhdojë më kështu. Midis të qenit i tërhequr përballë mureve të larta të universitetit në emër të autonomisë universitare dhe rrezikut për të qenë bashkëfajtor për çfarë ndodh brenda mureve, unë do zgjedh gjithmonë që të luftoj me rrezikun. Çfarë ju kërkoj juve është që mos u fshiheni më ”, tha Rama.
Kryeministri i vendit nuk ka lënë shpezimet e shumta që kanë bërë universitetet.
“Po të shohësh raportin për veturat, automjeteve, sigurinë. S’e kuptoj se përse universitetet duhet të kenë një numër aq të lartë të rojeve të sigurisë. Mbase zhvillon studime sekrete por që të angazhosh kaq shumë roje që të mbrojnë punimet “Folklori shqiptar dhe politika e jashtme e vendit…”
Nuk ka mbetur pa diskutuar edhe cilësia e mësimdhënies së pedagoëve në universitete. Rama tha se dikush del dhe i thotë që ai apo ministria ka ndërhyrë për të një punonjës , ai do të heqë dorë nga posti i tij.
“Ka një gjë tjetër që kërkojnë studentët dhe kjo gjëja është më spektakolarja, sepse tregon sesa të dëshpëruar janë studentët dhe sesa të qorruar janë. Ata i kërkojnë vlerësimin e perfomancës së mësimdhënies. Po si ta bëjë këtë qeveria? Dëgjoj për librat e pedagogëve që shiten me zorr, që kondicionojnë notën, që janë përkthime keq. Si mund ta bëjë kryeministria vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies? Që do të thotë që duhet një qasje e përbashkët dhe komplekse. Nuk është e thjeshtë!1300 punonjës të universitetit që nuk kanë lidhje me pedagogjinë paguhen,marrin rrogë, po si ka mundësi që ndodh kjo. Sikur të më dali dikush që të thotë që është futur një punonjës i vetëm nga Ministria e Arsimit unë heq dorë, iki.”
Rama ka përgënjeshtruar lajmin që një disa pedagogët janë proceduar nga policia
“Ku është niveli i kuptimit të demokracisë? Sado e respektuar dhe e nderuar të jetë kauza e turmës. Pedagogët disa janë fshehur, disa janë në akuzë, disa e shohin me kënaqësi, disa të tjerë shfaqen të proceduar nga policia, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë procedim penal dhe ky është një lajm i rremë. Tjetër gjë edhe fakti që përgënjeshtrimi nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka ardhur në kohën e duhur. Si mund të vendosëë qeveria dhe si mundem unë që t’i përgjigjem këtij lloj ultimatum me po edhe jo, kur djalli është në detaje dhe në cdo pikë nuk ka nevojë për po ose jo, po për si. Më thoni që kemi bërë gabim se sot të gjithë thoshin përpara Kryeministrisë ka më shumë pedagogë duke protestuar. Ne gjykuam që inteligjenca në Universitet ka më shumë kapacitet dhe integritet se cdo burokrat i demokracisë.”
/a.meta