• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në ish- Bllok, prangoset i kërkuari Fabiol Alushi

by Java News
13/12/2018 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim pas vrasjes në Bllok. Në pranga ka përfunduar shtetasi Fabiol Alushi, i cili ka qenë i pranishëm natën e 4 tetorit kur në klubin “Monopol” në Bllok u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Mësohet se Alushi është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia e kryeqytetit.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari. Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Ngjarja dyshohet të ketë si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata dhe biznesmenit Eldi Dizadari, i shpallur më 28 nëntor në kërkim nga policia i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Në dosjen e Prokurororisë e cila ngrinte të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, thuhet se ndërsa ishte në lokalin ‘Monopol’ në zonën e bllokut, Ervin Mata ka dalë jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet në të cilin dyshohet të ketë qenë biznesmeni Dizdari që ka komunikuar në distancë me Matën. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e nje subjekti privat.

Sipas informacioneve të reja të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj.

Pas këtij momenti pronari i lokalit “Monopoly” Redi Popesku thotë se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjellë brenda në lokal, Ervis Martinaj, i cili është ulur më pas ne banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armëve./a.meta

Next Post
Reali nuk i ndahet Icardit, e do në ekip

Reali nuk i ndahet Icardit, e do në ekip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In