• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama 75 mandate, Berisha 55, Lapaj 5…”, një vlerësim statistikor bazuar në Pollet e prillit

by A R
05/05/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Kurtsmajlaj

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, kam ndërtuar një model analitik që simulon rezultatin elektoral të Shqipërisë duke u bazuar në të dhënat më të fundit nga sondazhet kombëtare dhe ato për qarkun e Tiranës. Aplikacioni që mbështet këtë model lejon përdoruesit të vendosin përqindjet e votës për çdo parti apo koalicion dhe, përmes një sërë simulimesh statistikore, përllogarit shpërndarjen më të mundshme të mandateve në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ky artikull nuk ka për qëllim të prezantojë vetë aplikacionin — për të cilin kam shkruar më parë — por të ndalet thellësisht te logjika matematikore dhe statistikore që qëndron pas shpërndarjes së mandateve. Ky model — i ndërtuar përmes mijëra simulimesh Monte Carlo nuk ofron një rezultat të vetëm, por një interval besimi për secilën forcë politike: një pamje të saktë statistike se sa mandate mund të marrë një parti në skenarë të ndryshëm.

Metoda Monte Carlo

Kur flasim për parashikime zgjedhore, një nga sfidat më të mëdha është pasiguria. Edhe nëse kemi një sondazh me përqindjet më të fundit për çdo parti, kjo nuk na thotë me siguri se çfarë do të ndodhë. Sondazhet janë një pasqyrë momentale dhe përmbajnë gjithmonë margjina gabimi. Këtu hyn në lojë metoda Monte Carlo — një qasje statistikore që na ndihmon të modelojmë pasigurinë në mënyrë të kontrolluar.

Në thelb, Monte Carlo është një mënyrë për të “luajtur” me të dhënat ekzistuese dhe për të gjeneruar shumë skenarë të mundshëm. Në vend që të marrim një rezultat të vetëm, ne e përsërisim procesin e zgjedhjeve mijëra herë, çdo herë me një variacion të vogël bazuar në të njëjtat parametra hyrës — si përqindjet nga sondazhet, apo shpërndarja e votës në qarqe.

Në këtë rast konkret, kemi marrë për bazë të dhënat e sondazheve të Prillit 2025 dhe kemi ndërtuar një algoritëm që simulon 100,000 zgjedhje të mundshme. Çdo “zgjedhje” është një skenar i mundshëm, ku votat ndahen në qarqe dhe mandati llogaritet sipas rregullave reale të sistemit zgjedhor shqiptar.

Kjo është sikur vendi të mbante zgjedhje 100,000 herë me kushte të ngjashme, por me pak variacion në sjelljen e votuesve çdo herë. Rezultatet e këtyre simulimeve na lejojnë të shohim jo vetëm një projeksion të mesëm, por edhe intervalin brenda të cilit mund të variojë numri i mandateve për secilën parti, me një nivel të caktuar besimi.

Prirja mesatare e votës (nacionale dhe në Tiranë) sipas sondazheve të prillit 2025

Rezultatet: Si Mund të Duket Parlamenti i Ri

Bazuar në të dhënat e sondazheve të prillit, modeli gjeneroi 100,000 skenarë të mundshëm zgjedhorë. Nga këto simulime, del një tablo e qartë mbi mënyrën se si mund të shpërndahen mandatet në Kuvend — jo në formën e një rezultati të vetëm, por si një spektrum probabilitetesh që pasqyron më saktësisht pasiguritë e fushatës.

Partia Socialiste rezulton me gjasa forcë e parë. Ajo projektohet të marrë mesatarisht 75 mandate, me rezultatin më të tipik (moda) që ndalet në 77 mandate. Në 90% të simulimeve, PS lëviz brenda intervalit 69 deri në 81 mandate. Në pothuajse 9 nga 10 skenarë, ajo siguron shumicën në Kuvend (71+), ndërsa në rreth 1% të rasteve arrin edhe super-shumicë prej 84 mandatesh — një prag që, edhe pse teknikisht i mundur, mbetet jashtë të zakonshmes.

ASHM vjen e dyta me një mesatare prej 55 mandatesh dhe një shpërndarje të ngushtë që luhatet midis 48 dhe 59 mandatesh. Diferenca me PS-në në aspektin e mandateve është e qëndrueshme, edhe pse në terma votash diferenca është më e ngushtë. Kjo dëshmon për peshën e sistemit proporcional rajonal dhe për efektin që ka mënyra si shpërndahen votat në qarqe të ndryshme.

Ndër partitë e reja, NSHB dhe PM dalin me projeksione të ndryshme, të ndjeshme ndaj mënyrës se si përqendrohen votat. NSHB shfaq një shpërndarje më të gjerë, që shkon nga 3 deri në 8 mandate, ndërsa PM luhatet mes 2 dhe 5. Asnjëra prej tyre nuk del në mënyrë të besueshme si “kingmaker” e drejtpërdrejtë, por në disa skenarë mund të luajnë rol vendimtar në balancën e forcave.

PSD dhe LB janë në kufijtë e mbijetesës elektorale. Të dyja kalojnë pragun kombëtar në një numër të konsiderueshëm simulimesh, por janë larg sigurimit të më shumë se një apo dy mandateve. Në një pjesë të madhe të rasteve, këto parti nuk përfaqësohen fare në Kuvend, duke reflektuar fragilitetin e votës së shpërndarë gjerësisht por pa thellësi në qarqe.

Shpërndarja e mandateve të fituara nga çdo parti në 100,000 simulime të zgjedhjeve
Përmbledhja e Simulimeve: Projeksionet sipas Koalicioneve

Përfundime

Me shumë gjasa, bazuar në matjet aktuale, PS fiton zgjedhjet me një mazhorancë të thjeshtë, diku mes 71 dhe 77 mandatesh. Super-mazhoranca mbetet pak e mundur, ndërsa opozita nuk arrin të sigurojë shumicën. Partitë e reja si NSHB dhe PM pritet të përfaqësohen në Kuvend, edhe pse me peshë të kufizuar.

Next Post
Nuk është Photoshop! Berisha mban fjalim në Bulqizë me helmetë minatorësh në kokë!

Nuk është Photoshop! Berisha mban fjalim në Bulqizë me helmetë minatorësh në kokë!

Comments 1

  1. Zybejde Gërvallhanmi says:
    1 year ago

    Ndersa me metodën “Shevçenko-Mukanov”, do të jenë këto rezultate :
    – Sali Berisha, 71 mandate (kur ti shohë nga gopi i sëmës)
    -të tjerët, si ti dojë bëjtha kunatit të Fatmir Mediut.
    Rroftë e qoftë kryekrimineli e kryehajni Sali Brrisha.
    Rroftë SPAK, që e ka “djalë dëshiri” Saliun e Sheqeres.
    Në hale t ë gomerëve kjo drejtësi që nuk fillon të bëjë dtejtësi për 21 janarin dhe për Gërdecin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

June 22, 2026
“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

June 22, 2026
Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

June 22, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In