Kryetari i PS, Edi Rama thotë se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen. Me këtë i referohet atyre që mbështesin Berishën, për të cilin thotë se e ka katandisur PD në kashtë dhe k*qe.
“14 maji do të jetë ndarja e kamzës me urrejtjen. Kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës të një dasie të egër, të pa shpirt, të pabesë. Të një dasie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e orën peng PD që në krye të herës dhe e katandisur në kashtë dhe koqe…
Tani Kamza duhet ti vlejë si shembull Shkodrës. Kamza u çlirua në 2019 dhe unë kam shumë besim se nënat e Kamzës, pavarësisht bindjes që kanë do të shkojnë në kutinë e votimit me në radhë të parë vlerësimin për faktin që fëmijët e tyre shkojnë në shkolla që janë të gjeneratës së re të shkollave që nga Tirana e kudo tjetër janë si në qytetet e Europiane, madje si të qyteteve të mira europiane. Kam besim se gratë e Kamzës do t’i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur për partinë, por për sigurinë, vazhdimësinë e projektit që ka një garant, Rakip Sulin”, tha Rama./m.j