• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: 0 tarifa mes shqiptarëve, 100% në veri të Kosovës! Të zhgënjyer me BE-në

by Java News
26/11/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Peja ku po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu sërish zhgënjimin nga Brukseli lidhur me heqjen e vizave për Kosovën.

Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.

“Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe. 

Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE dhe gjithë atyre shteteve që janë në thmelet të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur.

Vonesat në procese si Interpoli më së fundmi janë shfaqe dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ngrihen dhe ngrysen me tendenca konfliktualiteti për tu viktimëzuar.”, deklaroi Rama

Rama kritika BE: Duhet t’i japet fund qasjes me dy fytyra

Kryeministri pati një reagim të ashpër ndaj BE, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën dhe çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Bashkimi Europian duhet t’i japë fund qasjes me dy fytyra. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, Kosovës do t’i liberalizojmë vizat sot, ndërkohë që Serbia vazhdon me hapjen e kapitujve. Do u qëndrojmë amanetëve të të parëve tane. Nuk do të mbesim vrima e fundit e kavallit në rajon”, deklaroi Rama

Ndersa kryeminsitri Haradinaj deklaroi se Kosova është dhe do të jetë e kombit tonë

“Jam i vetëdijshmëm që dy vendet tona presin më shumë. Kosova është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është dhe do të jetë e kombit tonë. Kosova pret transformimin e FSK-së”, tha Haradinaj

“What the fuck”, Rama kritika Serbisë: Qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% e drejtë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i Kosovës për taksën doganore 100% ndaj mallrave serbe është një vendim politik dhe jo ekonomik.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama tha se ky vendim i qeverisë kosovare vjen si pasojë e veprimeve bllokuese të Serbisë ndaj Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shqiptare tregoi edhe një ngjarje, që ministrit kosovar i ishte kërkuar të mos përmendte termin Republika e Kosovës.

“Kush e sheh si vendim ekonomik taksën doganore, gabon! Jo, është vendim politik. Ministri më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonte të hiqte fjalën Republika e Kosovës në një fjalim. “What the fuck”, do thuhet në Parlamentit Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërsa në veri të Kosovës do të ketë taksë doganore 100% ndaj Serbisë, Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore me shtetin kosovar.

‘Sot është koha të vëjmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës’, tha Rama

vijon…

Next Post
“What the f*ck”, Rama kritika ndaj Serbisë: Vendimi për taksën, politik

"What the f*ck", Rama kritika ndaj Serbisë: Vendimi për taksën, politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com