• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rakipi në SPAK për Magjistraturën”, zv.kryetari i KLP: Është patate e nxehtë, BKH ka nisur hetimet

by A R
11/06/2024 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Provimi i Shkollës së Magjistraturës për magjistratët e rinj u shoqërua me hije të forta dyshimi për shkak të prishjes së pajisjes që kontrollonte provimet, por edhe për shkak të rritjes së numrit të kandidatëve fitues.

Debati i rreth një muaji më parë, u sponstua para pak ditësh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi në krye të këtij institucioni erdhi Mirela Bogdani.

Në rendin e ditës ishte parashikuar verifikimi i pasurisë së disa magjistratëve përpara se ata të emërohen në Prokurori.

Zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj tha në mbledhje se verifikimi i kandidatëve duhet të shtyhet për shkak se SPAK ka nisur hetim ndaj Shkollës së Magjistraturës.

“Do përqëndrohem te pika 21 e rendit të ditës ku bëhet fjalë për diskutimin e projektit për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurive të disa kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës të vitit akademik 2024-2025. Është një patate e nxehtë pasi këto ditë është thirrur drejtori i shkollës së Magjistraturës. Në dijeninë time është bërë një kallëzim penal në SPAK dhe di që BKH-ja ka nisur të bëjë verifikimet”, tha Bazaj.

Sipas tij “Kjo nuk është pjesa jonë, por është një çështjeje që flitet për një skandal. Unë nuk do ta dëshiroja kurrë të ishte e tillë, por është anatemuar drejtori i shkollës së magjistraturës, pa diskutuar personalitetin e tij sepse nuk dua të them që ai ka qenë prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga Parlamenti, por diskutohet një çështjeje shumë e nxehtë”.

/a.r

Next Post
Mbreti i Panairit

Mbretëresha e Tekstit, Alice Taylor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In