• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbretëresha e Tekstit, Alice Taylor

by Edison Ypi
11/06/2024 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Alice Taylor është Mbretëreshë e Tekstit falë disa cilësive themelore që e dallojnë prej të tjerëve që ushtrojnë zanatin e të shkruarit.

Për reporterët e zakonshëm, një “shtëpi e braktisur” është një ngrehinë e zbrazur me dyer e dritare të shkulura, suva’ të rënë, tjegulla të vjedhura, mure gati për tu rrëxuar, oborr i shkretë, gardh i shkatërruar, ferra gjithandej.

Për Alicen, që shtëpinë e braktisur e kqyr me vëmendje të shtuar si vepër Arti, pamja është krejt tjetër, shtëpia e braktisur ka qënë një kreaturë e gjallë të cilës ja kanë fikur zjarrin, shembur oxhakun, thithur gjakun, nxjerrë shpirtin, kthyer në kufomë, e megjithatë vuan, rënkon, madje dhe shpreson, që një ditë do ngjallet, ndizet, ndritet.
Për të tjerët, ku mbaron asfalti, mbaron dhe udhëtimi.

Për Mbretëreshën Alicen, ku asfalti mbaron, udhëtimi fillon.

Sa i përket kafeneve dhe restorantave, aq të dashura për mediokrit e tekstit dhe të papërgjegjshmit e profesionit, Alice nuk u jep ndonjë rëndësi. Për Alicen, kafeneja restoranti, pijetorja, qebaptorja, kuzhina, magazina, sofra, ndodhen brenda supermarketit më të madh dhe gratis që ekziston, brenda Pyllit. Ku Alice futet me kënaqësi që të humbasë, dhe ta gjejë Policia pa ndjenja, çka, deri tani, falë Zotit, nuk ka ndodhur.

Qefi i Mbretëreshës Alice është të shkojë, të arratiset, të aventurohet, kahmos, sa më larg, sa më thellë, sa më ngatrrushëm. Veçanërisht ku ka gurë, drurë, shkurre, shkëmbinj të thepisur, burime, ujvara, përrenj, ku kollajllëqet urbane janë inekzistente, ku Alice të ngjitet në vende sa më të rrezikshme, sa më të vështira, ku sedentarëve nuk u vete as mendja, ku shqarthi arrin, delja s’mundet, dhia mezi kacavirret.

Të tjerët, reportazhet i shkruajnë çfarë u sheh syri. Pra duke vënë në punë vetëm 1 shqisë, shikimin. Edhe atë, me përtesa, me mungesa, me ngadalësira, pa energji, pa vullnet, pa frymëzim, çka reportazhin e tyre për ibret e bën të rrjedhë ngadalë si një përrua me llum.

Reportazhet e Alices janë piktura, gravura, tablora, janë kryevepra Arti, që Alice i shkruan me shikim, dëgjim, nuhatje, prekje, pra me disa shqisa njëkohësisht. Por edhe me gjymtyrë, këmbë e duar, që i duhen për tu çvendosur në terrene të vështira. Me siguri edhe me shqisa të tjera që Alice i ka, ndërsa ne vdekëtarëve të zakonshëm na mungojnë.

Për të përcaktuar distancën, të papërgjegjshmit thonë filan vend ndodhet kaq e aq kilometra larg, aq e kaq orë apo minuta.

Alicja gjeniale kurrë nuk shprehet në mënyrë analoge, monotone, lineare, proporcionale. Alice, për ta evituar monotoninë, gjithmonë gjen një metaforë. Për shëmbull, Alice, nuk thotë “Kepi i Rodonit me Tiranën janë afër”, por “Kepi i Rodonit nga Tirana është një hedhje guri”. Afër apo larg, e lë ta nuhasi vetë lexuesi, po mundi.

Për reporterët e zakonshëm, udhëtarët anës udhës, bujq, çobenë, apo thjesht hallexhinj që venë diku për ndonjë hall apo sebep, janë ca injoranta me të cilët s’ja vlen të shpenzosh asnjë minutë.

Për Alicen e ndjeshme dhe të dedikuar, për shërbëtoren e përunjur të tekstit të përsosur, udhëtarët anës udhës janë të gjithë thesarë me perla dhe xhevahire. Për Alicen, udhëtari anës udhës, sa më i ngrysur, sa më i heshtur, sa më i rreshkur, sa më i kërrusur, aq më i vlefshëm është.

Ta shohësh një shkrues të çfardoshëm teksti kur ndodhet diku për të shkruar diçka, është zbavitje që s’kq të paguar. Po sheh estradë falas. Bën sikur i janë mbytur vaporrët. Hiqet si i lodhur nga padrejtësitë që i janë bërë, domethënë nga pjatat dhe tasat që sapo ka zbrazur. Nuk i thua dot gjysëm fjale se ta kthen me helm, me zemërim.

Ta shohësh Mbretëreshën Alice në punë e sipër, duke u llafosur me njerëz apo duke hulumtuar diçka, totalisht e përqëndruar, krejt në ekstazë, në jerm, në trans, nga mahnitja, për çudirat e jetës, larushinë e njerëzisë.
Ata shkruajnë mbi celulara, tableta, laptopa.

Mbretëreshës së Tekstit nuk i duhen të tilla. Alice Taylor është një video-audio-camera non stop “ON” prej mishi dhe gjaku. Alice e regjistron gjithçka në tru. Meqë ra fjala te truri, sa duket, Alice nuk ka 1, ka disa.

Për të tjerët, reportazhi duhet të jetë sa më i gjatë, demek i plotë, dhe sa më i ngatërruar, gjoja i vështirë.

Për Alicen, reportazhi duhet të jetë sa më i shkurtër aq më i plotë, sa më i thjeshtë aq më i shijshëm.

Kur reporterët tanë janë kthyer nga ndonjë vend ku pasi bënë një kronikë mbushën plëncin me mishra dhe sallatra, i pyet: Hë mo, ku ishe, çfarë bëre ? të përgjigjen: Isha në Wonderland, bëra një kryevepër.

Nëse Alices së Wonderlandit i bën të njëjtën pyetje në të njëjtat rrethana, Alicja të përgjigjet; Takova njerëz. Njoha vende. Bëra punën. Ushtrova profesionin.

Duke “bërë punën dhe ushtruar profesionin” Alice bën reportazhe fantastike kudo: Edhe lart në Qiell, edhe brenda në ujë, dru, gur, tullë, zall, metal.

Mjerë ata që Mbretëreshën e Tekstit s’e njohin.

Altruistja që refuzon dhe përbuz të marri më tepër se jep, di shqip.

Por ka problem me shqiptimin e fjalës “Zgjedhje”. I falet. Ajo mezi e shqipton. Ne mezi i bëjmë.

Next Post
“Beleri, një provokacion”/ Xhufi: Greqia shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit tonë në BE

“Beleri, një provokacion”/ Xhufi: Greqia shfrytëzoi rastin e fundit përpara anëtarësimit tonë në BE

Comments 1

  1. Jeta says:
    2 years ago

    Edisono, te kam shok te vjeter dhe ti pelqej edhe shkrimet. Kete here, per Alice, pake ngrit kutine e bojes, vetem kapakun i ke heq dhe po e rrakelleke per shtate pale qefe. Bravo Edison, te shoh ne ngjitje vertikale mik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com