• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raketat ruse godasin digën e madhe, përmbyten 112 shtëpi në Ukrainë

by A R
15/09/2022 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

112 shtëpi janë përmbytur pasi raketat ruse goditën një digë të madhe rezervuari pranë qytetit jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih.

Zyrtarët lokalë thanë se banorëve të 22 rrugëve në të dy distriktet iu kërkua të evakuohen.

Sipas kreut të qytetit Oleksandr Vilkul, gjatë natës u kryen dy shpërthime për të rritur rrjedhën e ujit nga diga në lumin Inhulets dhe situata tani ishte “nën kontroll”.

Ukraina tha se sulmi ishte hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e saj të fundit.

Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi Rusinë si një “shtet terrorist” pas sulmit të së mërkurës në rezervuarin Karachunivske.

“Ju jeni të dobët që luftoni civilët”, tha Zelensky, i cili ka lindur në Kryvyi Rih, në fjalimin e tij vonë të natës të mërkurën. Të poshtër që, pasi janë arratisur nga fusha e betejës, po përpiqen të bëjnë dëm nga diku larg”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se rezervuari “nuk kishte fare vlerë ushtarake”.

Furnizimi me ujë u prek nga sulmi në qytetin ku jetonin më shumë se 600,000 njerëz përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Uji depërtoi përmes digës dhe vërshoi brigjet e lumit, thanë zyrtarët.

Por duke folur të enjten në mëngjes, z. Vilkul tha se nivelet e ujit në lumin Inhulets tani “kanë rënë ndjeshëm”. Ai tha se nuk kishte viktima.

Moska nuk ka komentuar publikisht mbi sulmet e raportuara me raketa.

Ushtria ruse kishte pranuar më herët se kishte goditur objektiva gjenerues të energjisë që shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike duke prekur miliona njerëz në Ukrainën lindore fundjavën e kaluar.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

November 28, 2026
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

November 28, 2026
Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

November 28, 2026
Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

November 28, 2026
“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

November 28, 2026
Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

November 28, 2026
Protestuesit e maskuar thyejnë me shkopinj druri dritaret e Bashkisë

Protestuesit e maskuar thyejnë me shkopinj druri dritaret e Bashkisë

November 28, 2026
Balla publikon pamjet e sulmit ndaj institucioneve: Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij

Balla publikon pamjet e sulmit ndaj institucioneve: Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij

November 28, 2026
Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestues, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej

Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestues, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej

November 28, 2026
Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In