• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raketa me rreze 500 km, NATO miraton planin për forcimin e krahut të saj lindor

by S T
11/07/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca, Italia, Gjermania dhe Polonia kanë hedhur një hap më tej drejt një bashkëpunimi të ri ushtarak, e cila do të sjellë si rezultat krijimin e raketave me rreze deri në 500 km.

Kjo inicitivë do të mbushë boshllëkun e arsenalit europian të armëve. Marrëveshja midis liderëve u firmos gjatë zhvillimit të Samitit të NATO në Uashington.

Nga ana e tij, Kancelari gjerman, Olaf Scholz nënvizon rëndësinë e vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur periodikisht raketat amerikane të lundrimit me rreze të gjatë veprimi në Gjermani duke filluar nga viti 2026

“Kjo ka të bëjë me parandalimin dhe sigurimin e paqes dhe është një vendim i nevojshëm dhe i rëndësishëm në kohën e duhur. Ky vendim është marrë për disa kohë dhe nuk është një surprizë e vërtetë për ata që janë të përfshirë në politikën e sigurisë dhe paqes. Në fund të fundit, ajo përshtatet në mënyrë të përkryer me strategjinë e sigurisë së qeverisë gjermane”.

Sakaq, Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për të lejuar lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve drejt krahut lindor të NATO-s.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë. Objektivi është të “fuqizohen korridoret e transportit për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë ushtarake duke krijuar linja furnizimi rrugor dhe hekurudhor midis shteteve pjesëmarrëse, duke reduktuar burokracinë në kohë paqeje dhe duke maksimizuar efikasitetin në rast situatash emergjente”.

Të tre shtetet gjithashtu mund të lidhin portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi. Ministrat rumunë dhe bullgarë të mbrojtjes nënshkruan gjithashtu një memorandum për krijimin e një qendre komanduese rajonale për operacione speciale që do të planifikojë dhe menaxhojë forcat e aleancës për operacione speciale në rajonin e Detit të Zi.

Next Post
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Protesta, për çështje personale të Berishës dhe Metës”, Frrok Çupi: Mbledhin njerëz se nuk duan të dalin para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In