• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rajerson, “republika totalitare” dhe mesazhi i kriptuar i Petrit Vasilit

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ishte shumë i pezmatuar sot, që ish-ambasadori amerikan Uilliam Rajerson i sugjeronte nga SHBA deputetëve të PD, që të votonin reformën në drejtësi. Megjithëse Rajerson nuk i drejtohej fare LSI (të cilën ai e di si parti të rreshtuar pro projektit kushtetues), Vasili gjeti kohën t’i kthehet ish-ambasadorit jo pa mllef dhe ironi. Vasili kujtoi kohën kur Rajerson, “bashkë me Berishën, kuptohet”, siç shtoi ai, krijuan republikën e plepave.

Por deri këtu gjithçka mund të shihet si një inat i kuptueshëm ideologjik i një të majti ndaj një ambasadori që ka përkrahur të djathtën. Përtej faktit sesa i majtë është një person si Petrit Vasili, duhet thënë se kritika e tij për ish-ambasadorin pati edhe një koment fundor, që ai e hodhi ashtu si pa dashje, por që nuk ra shumë në sy. Ja deklarimi i Vasilit:

“Ne vetëm nga Ryerson nuk presim këshilla për reformën në drejtësi. korrekt do të ishte një ndjesë e tij për sjelljet e tij jokorrekte, shantazhuese ndaj opozitës të vitit ’92. U kthye në një zëdhënës të opozitës në atë kohë. në atë kohë pati edhe dhunimi të opozitën. Ishte Berisha dhe Ryerson, që kanë “bërë reformën e plepave”, pasojat e së cilës kanë sjellë drejtësinë në këto kushte ku jemi sot. Ryerson duhet të ishte i fundit që të jepte këshilla për reformën në drejtësi. Dhe i pari që nuk duhet të rreshtte se kërkuari ndjesë për situatë ku u futën shqiptarët. Ky ambasador vite më parë në emër të antikomunizmit nxiti krijimin e një republike totalitare. Nuk mundet në emër të një tjetër “anti”, nga antikomunizmi në antikorrupsion, të rikrijojmë një republike të re totalitare…”

Pra, nënkryetari i partisë që e votoi draftin në komisionin e posaçëm thotë diçka që duket sikur ka dalë nga goja e Lulzim Bashës, por që nuk ra shumë në sy. Ai thotë se po rrezikohet të ndërtohet “një republikë e re totalitare në emër të antikorrupsionit”. Pyetja e thjeshtë në këtë rast është se cili po e krijon republikën totalitare dhe se ku duken premisat e saj?! Nëse LSI ka votuar draftin kushtetues, pse e etiketon njëherësh si “republikë totalitare”?

Petrit Vasili e lexoi në një copë letre të shkruar reagimin ndaj Rajersonit. Duket qartë se halli i tij kryesor nuk është djathtizmi i ish-ambasadorit. Reagimi i tij i shkruar ka të bëjë thjesht me hedhjen poshtë të një apeli për të votuar reformën në drejtësi. Ky është nënteksti i vetëm i “republikës totalitare” të nënkryetarit të LSI-së.

Next Post

(VIDEO) Goli fantastik i Gareth Bale, Uellsi kryeson kundër Anglisë

Comments 2

  1. Agora says:
    10 years ago

    E kan then te tjer para juve sot. tjetere gje kenii?!@

    Reply
  2. Agron says:
    10 years ago

    LSI-parti me dy fytyra ose kembet te PS-ja dhe koken tek PD-ja.

    Reply

Leave a Reply to Agron Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In