• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

RAFINERIA E BALLSHIT/ Pronarët amerikanë: Shitëm aksionet, s’kemi lidhje me ARMO-n

by Java News
30/12/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy pronarët e GOMG Holdings Ltd, biznesmenët Harry Sargeant III dhe Abu Naba, të cilët kishin në menaxhim kompaninë naftënxjerrëse ARMO me 1200 punonjës, deklarojnë përmes një letre, se që nga maji i 2017-ës nuk janë pronarë të rafinerisë. Reagimi i tyre vjen pas protestës së naftëtarëve për vonesa në dhënien e pagave dhe akuzave të drejtim të kompanisë amerikane për zhytjen e ARMO-s në një borxh prej 22 milionë dollarësh.

Dy biznesmenët e huaj shprehin keqardhjen për gjendjen ku ndodhet aktualisht rafineria ARMO dhe njëkohësisht distancohen duke thënë se s’kanë qenë asnjëherë pjesë e bordit të kontrollit apo të vendimmarrjes që maji 2017.

“Që nga maji 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit.

Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë

“, thuhet në deklaratën e pronarëve.

deklarata

(Deklarata e pronarëve amerikanë në anglisht)

Tashmë ARMO është në administrim vetëm të pronarëve shqiptarë të cilët kanë në zotërim 100% të aksioneve, ku mësohet se pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë i zotëron pronari i kompleksit “Taiwan”, Besnik Sulaj. Dy pronarët e GOMG Holdings Ltd, biznesmenët Harry Sargeant III dhe Abu Naba, përmes kompanisë offshore Ionian Refining dhe Trading Company blenë 54 prona të ARMO-s për 1 milionë euro.

Deklarata e pronarëve amerikanë: 

“Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a, pronarë të GOMG Holdings Ltd, kanë kënaqësinë të shpallin shitjen përfundimtare të aksioneve, minoritare, në rafinerinë së naftës (IRTC) në Ballsh, Shqipëri partnerëve të tyre vendas, duke finalizuar një procesi i filluar para qershorit të vitit 2017. Sipas pronësisë së mëparshme, rafineria ishte falimentuar dhe z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a ishin aktivë për rifillimin e rafinerisë së Ballshit dhe ripunësimit të 1200 punëtorëve të saj.

Që nga maji 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a e kishin rikthyen rafinerinë në kapacite të plota dhe pothuajse e gjithë nafta bruto e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë e Ballshit. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e një marrëveshje detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit.

Kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë i partnerëve shqiptarë. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a janë të shqetësuar kur dëgjojnë lajmin për disa vështirësi në Ballsh, por kanë qenë larg ndonjë roli në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë”

Kompania në borxhe të mëdha

Asetet përfshinin një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës. Por 54 asetet e kompanisë ARMO u tjetërsuan nga Banka Credins, e cila më pas ia dha rafinerinë në përdorim kompanisë IRTC kundrejt një qiraje mujore. Një hetim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se blerja e aseteve të ARMO-s nga banka është bërë në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit “Taiwan” në Tiranë, Besnik Sulaj. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në negociatat e zhvilluara mes ministrisë së Energjisë dhe përfaqësisë së naftëtarëve për shlyerjen e pagave të dy muajve të fundit dhe rinisjen e punës në rafineri.

Vetëm ditën e djeshme naftëtarët morën pagën e muajit nëntor. Ata protestuan në Tiranë duke paralajmëruar edhe përshkallëzim të tyre në rast mospërmbushje të kërkesave për shlyerjen e pagave dhe pagesën e siguracioneve.

Next Post
Pse vrasin burrat?

Harito: Zona ekonomike rajonale ka lidhje me ish – Jugosllavinë, aq sa BE ka lidhje me ish-Bashkimin Sovjetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In