• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

by Ylli Pata
27/12/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fatos Lubonja, një nga kundërshtarët publikë të qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës, deklaroi mbrëmë se Sali Berisha është në proces, thjesht se ka ndryshuar një ligj. E shtoi që Rama nuk është në hetim që ka miratuar 18 vendime.

Ky ligjërim publik është esenca e asaj që quhet pretencë e përnatëshme e prokurorëve apo avokatëve të paneleve të darkës.

E nëse kësaj i shtohet një narracioni disa vjeçar linçues ndaj kundërshtarëve të Sali Berishës, që nga Saimir Tahiri e me radhë, shikon se cila është modus operandi e një detashmenti të gatshëm që thirret për të krijuar apo përhapur një fabul mediatike.

Sali Berisha nuk është i akuzuar se ka ndryshuar një ligj. Po flasim për rastin Partizani. Berisha është në process se ka ndryshuar ligjin e sportit për t’i dhënë pronën e shtetit, familjes së vajzës së tij. Pronë, ku familja e vajzës ndërtoi 19 kulla, të cilat janë një pasuri e krijuar pikërisht nga abuzimi kërcitës, bërtitës me pushtetin e kryeministrit.

Përveç rastit të Partizanit, Berisha në këtë rast meq e kujtoi Lubonja, është i denoncuar edhe për dy nga katastrofat më të mëdha njerëzore në vend; Gërdecin, ku vdiqën 28 vetë dhe u plagosën mbi 200 dhe 21 janarin, ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën gjithashtu dhjetra.

Asnjëherë nuk kemi pasur një narracion linçues, ndaj një drame të tillë, ata që e kanë akuzuar Sali Berishën, thjesht kanë tentuar të sjellin fakte mbi ngjarjet ku flitet.

Ndërkaq, në rastin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës, është prej kohësh, njeriu më i linçuar nga një pjesë e madhe e këtij establishment politik dhe mediatik.

Veliaj është një peshë e rëndë politike, pasi është në detyrë në mandatin e tretë të poltronit më të rëndësishëm në Shqipëri pas atij të kryeministrit. E si i tillë, është nën një vëzhgim, sulm apo edhe akuza të ashtuquajtura të “natyrshme”.

Si peshë e rëndë, sulmi ndaj Veliajt, sic ka ndodhur edhe me Edi Ramën kur ishte kryebashkiak, janë të pritshëm, por e gjitha varet nga forma.

Sot, kemi një procedurë të nisur nga SPAK në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut. Procedurë që siç e tha edhe prokuroria speciale është në fillimet e saj. E gjithë ajo që thuhet e del nga “burimet e sigurta”, jo vtëm që s’përputhet, por edhe nëse përputhet, ka në rrugë të gjatë.

Thelbi i të gjitha është hetimi, i cili sot ndryshe nga dje po ndodh mbi zyrtarë e politikanë të lartë.

Po përse linçimi ndodh në një anë, kurse në anën tjetër as nuk gucojnë ta përmendin, madje edhe kur faktet janë uluritëse, flasim pa pikë turpi se s’ka prova? Po çfarë provash kërkojnë kur i është dhënë vajzës, gjegjësisht dhëndrit një truall nga më të pasurit të kryeqytetit, që i përkiste shtetit, për të ndërtuar 19 kulla.

Pse ky prvatizim apo ndryshim prone ndodhi vetëm me Partizanin, e jo me Tiranën, inamon, Vllazninë apo Flamurtarin? Sepse duhej një vendim qeverie. Dhe këtë vendim e mori Sali Berisha për të pasuruar familjen e vet. Këtu nuk ka përse të ketë linçim, pasi fakti është brenda, madje aq brenda sa zemra e Tiranës është e vulosur me tapitë e dhëndrit VIP të doktorit.

Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as thelb. Është vetëm axhendë e pastër. Një axhendë, ku ka një plan të detajuar linçimi, plane babalesh që të krijojnë një realitet që duhet të jetë edhe kur nuk është.

Kur në fakt e gjitha ka vetmë një përgjigje; nëse ka një hetim, duhet pritur procesi. Çfarë rrjedh nga hetimi edhe ndodh, por hetimi nuk bëhet në studio. Se të marrim rastet e mëdha; a kanë folur panelet për rastin Partizani përshembull? Shumë pak!

Shkurt radiografia e linçimit tregon simptomat e një fabule, që në thelb është politike. Ku palët e bëjnë për të krijuar një axhendë, por jo se ndodh, pasi nëse ndodh, duhen pritur zhvillimet.

Në një farë mënyre presin thjesht një Mehmet Sheh, apo Beqir Balluk, kokë turku dmth për ta komentuar, ndërkohë që para syve kanë një zhvillim e më të rëndë që e quajnë thjesht “ndryshim ligji”./ Tema

Next Post
Frika nga aktet e sabotazhit, NATO shton praninë ushtarake në Balltik

Frika nga aktet e sabotazhit, NATO shton praninë ushtarake në Balltik

Comments 2

  1. Leka says:
    2 years ago

    Te degjosh Lubonjen , Bushatin, Canin dhe Rakipin me shoke eshte njeriu te degjosh LinkedIn e 34 vjet e e Sali Berishen. Keto nuk lejojne drejtesine te demon me prova por te se oh kundersgtaret me mashtrimet e tyre. Leer I drejtesine te veproj dhe ju vazhdoni te godisni ne grusgtin polices e shtwtit dhe Sherri ju kritikon

    Reply
  2. lexuesi says:
    2 years ago

    francezet thone se njerez te rrezikshem jane ata qe:Ils ont un oeil qui dit merde a l’autre(ata qe kane nje sy qi i thonbe mut syrit tjeter) tamama si ky qelbesira jone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com