• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Radio France”: Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

by A R
19/03/2024 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është kthyer në destinacionin e ri turistik në trend. Objektivi i vendit mesdhetar është të mirëpresë 4 milionë turistë në vit dhe ndoshta një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, shkruan Philippe Lefebvre në të përditshmen franceze “Radio France”.

Shqipëria, një destinacion i ri turistik dhe mbi të gjitha një vend i përballueshëm në brigjet e Adriatikut krahasuar me Italinë dhe Greqinë.

Sot vendi, i cili për 50 vjet ishte një nga më të izoluarit në botë, ka hapur dyert e tij me një objektiv të qartë të qeverisë në Tiranë: të mirëpresë të paktën 4 milionë turistë të huaj në vit.

Niseni turin tuaj duke vizituar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, dhe zbuluar disa gjurmë të diktaturës së Enver Hoxhës.

Ato fillojnë me bunkerët e instaluar në qendër të kryeqytetit, të shndërruara së fundmi në galeri arti.

Më pas, vizitoni Muzeun Kombëtar të Përgjimeve e njohur si “Shtëpia me Gjethe” e hapur më 23 Maj 2017.

“Shtëpia me Gjethe” ishte, në të njëjtën kohë shtabi i përgjimeve telefonike të kryeqytetit ku agjentët e Sigurimit, policia sekrete, mund të ndiqnin veprimet e përditshme të 40 mijë familjeve.

Për më tepër, kjo ndërtesë kishte edhe reputacionin e një qendre torture nga e cila mund të arratiseshe vetëm… i vdekur.

Sot, aty ekspozohen të gjitha pajisjet e spiunazhit të përdorura më parë nga policia.

Ju mund të eksploroni sistemet e mikrofonave të fshehura në apartamente dhe në fund në hyrje, nuk mund të humbisni listën e të gjitha viktimave që jetuan ditët e fundit në “Shtëpinë me Gjethe”.

Por, nëse njohja e kësaj të shkuare tragjike është thelbësore për të kuptuar më mirë Shqipërinë sot, mos ngurroni të udhëtoni në vendin mesdhetar dhe ta zbuloni atë.

Të zbulosh Shqipërinë është shumë e thjeshtë, pasi vendi nuk është shumë i madh. Ju mund të arrini shpejt nga plazhet e Adriatikut në malin e Korabit, që arrin lartësinë 2753 metra.

Mos u largoni nga Tirana pa vizituar Selinë e Shenjtë të Bektashinjve, një degë disidente liberale e Islamit ku fjalët kyçe janë toleranca dhe respekti absolut për gratë, nuk është për t’u habitur në një vend ku të gjitha fetë duket se jetojnë në harmoni të përsosur.

Më pas, ju mund të merrni rrugën për në Berat dhe të zbuloni këtë qytet të klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s i quajtur ndryshe “qyteti i një mijë dritareve”.

Së fundi, përpara se të arrini në portin e Durrësit dhe plazhet e qytetit, mos humbisni të zbuloni vendndodhjen antike të Apolonisë të themeluar në vitin 588 para Krishtit, aseti numër një i vendit.

Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë. Ju mund të gjeni akomodime me 60 euro për person. Përsa i përket hotelit me pamje nga deti, çmimi më i lartë arrin në 90 euro nata.

Gjithashtu, ju mund të provoni dhe shijoni specialitetet vendase si, byrekët, djathërat dhe verërat.

ATSH

Next Post
Kulluri ironizon ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit: Ata e dinë dhe vetë që kjo është “rrugicë qorre”

Kulluri: Pazari ynë më i madh është që protestuesit të amnistohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com