• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Radikalet: “Pushteti i Vuçiçit u ka sjellë më shumë të këqija serbëve sesa Prishtina”

by Java News
28/08/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Marko Gjuriqit se “Lista Srpska është projekt me rëndësi kombëtare, është edhe një mashtrim në vargun e mashtrimeve të këtij politikani axhami, ka kumtuar ajo që veten e quan Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës – Narodni pokret Srba sa KIM “Otadžbina” – Atdheu.

“E ashtuquajtura Lista srpska është krijuar që veprimtarinë e vet ta zhvillojë në kuadër të pushtetit separatist në Prishtinë, që në esencë do të thotë se ajo e njeh pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë, pasi që ajo politikisht vepron në përputhje me Kushtetutën e ligjet e të vetëshpallurës Republikë e Kosovës.

Marko Gjuriq thotë se serbët nuk duhet të përçahen por të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të Listës Srpska që do të thotë se të gjithë serbët në Kosovë duhet të përfshihen në tradhtinë kolektive.

Gjatë pesë vjetëve të shkuar, ose më saktë gjatë pushtetit të Vuçiqit, në përkujdesjen e të ashtuquajturës Lista srpska, ndaj serbëve të Kosovës po bën dhunë të tmerrshme përmes hedhjes së bombave, djegies së automobilave , largimit nga puna, shantazhimit, dhe, të gjitha këto bëhen me dëshirën që të disiplinohen serbët e papërshtatshëm.

Vështirë të thuhet, por është e vërtetë se gjatë kësaj periudhe serbëve më shumë të këqija u ka sjellë regjimi diktatorial i Vuçiqit sesa pushteti separatist i Prishtinës. Për këtë arsye, kjo ftesë për unitet do të thotë që edhe viktima e dhunës e edhe dhunuesit duhet të jenë të gjithë në kolonën e cila shpie në mohimin e Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizje të cilën e ka publikuar jugpress.

„Lista srpska“ si parti politike po zhvillon negociata aktive me Ramush Haradinajn për formimin e qeverisë separatiste. Pa pikë turpi e pa ndërgjegje të vrarë, ata dëshirojnë që me njeriun që ka bërë krimet më të mëdha ndaj serbëve, ta themelojnë qeverinë, sepse, gjoja, është në interes të tyre për shkak numrit sa më të madhe të vendeve ministrore, siç thonë vetë. Kjo tejkalon të gjithë kufijtë e mirësjelljes.

Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit sa nuk bëri skandal me Francën e cila Ramush Haradinajn e liroi nga burgu e tash po ky Ramush s’e pengon të jetë pjesë e Qeverisë së tij”, theksohet më tutje në kumtesë.

“Është e sigurt se asnjë hap politik e ashtuquajtura Listë Srpska nuk e bën pa lejen e Aleksandar Vuçiqit i cili këtë ditë po thërret serbët për dialog të brendshëm mbi Kosovën. Mënyra se si po zhvillohet ky dialog është relativisht i habitshëm sepse cilido qëndrim politik që nuk i pëlqen Vuçiqit, ai sulmon atë. Kur Sanda Rashkoviq-Iviq, kryetare e grupit të deputetëve „Za spas Srbije“ ( Për shpëtimin e Serbisë) e paraqiti idenë e për konflikt të ngrirë, deputeti i partisë së Vuçiqit –SNS, Vladimir Orliq idenë e tillë e quajti idiotizëm politik.

Ose kur para saj prof. dr Slobodan Samarxhiq si kryetar i Lëvizjes shtetërore të Serbisë (Državotvorni pokret Srbije) paraqiti mendimin se nuk duhet nxituar me zgjidhjen e statusit të Kosovës, u sulmua rëndë nga zëdhënësi privat i Vuçiqit TV Pink që vetëm se nuk e përdhosi.

Propozimi i fundit i Oliver Ivanoviq që Serbia duhet ta përdorë modelin e Qipros, shkakto tamam histeri tek Aleksandar Vuçiq .Për fat të keq, kështu duket të jetë dialogu i brendshëm për Kosovën i kryetarit të Serbisë, përkatësisht e tillë është demokracia që e zbaton Lista srpska dhe kryetari në vendin Serbi”, thotë “Otadžbina”, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Studimi: Sa më të pasur, aq më të pakënaqur…

Dollari arrin nivelin më të ulët për vitin 2017 në raport me Lek-un. Shkaqet e zhvlerësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

June 14, 2026
Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

June 14, 2026
Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

June 14, 2026
Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

June 14, 2026
Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

June 14, 2026
Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

June 14, 2026
Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

June 14, 2026
“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

June 14, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Asgjë nuk është shitur, gjithçka është në procedurë ligjore”, Rama rendit faktet për Sazanin dhe Zvërnecin

June 14, 2026
Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In