• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radhë për të marrë “Kartën e Studentit” në Universitetin Politeknik

by Java News
12/06/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 2 mijë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit, duke përfituar kështu nga një sërë shërbimesh falas ose me çmime të ulëta. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Vladi Koliçi, ndoqën nga afër vijimin e procesit të aplikimit dhe tërheqjes së kartës nga studentët e universitetit.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur për ecurinë e procesit në këtë Universitet dhe shtoi se deri tani janë shpërndarë mbi 10 mijë karta. “E kemi kaluar shifrën 10 mijë në të gjithë studentët e Tiranës, pra kemi nisur goxha mbarë. Shpresoj që deri në fund të qershorit, por edhe në korrik, kur vazhdon periudha e sezonit, do të kemi mundësi të bëjmë shpërndarjen e të gjitha kartave”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë edhe vetofrimit të një sërë subjektesh dhe biznesesh private numri i shërbimeve që përfitojnë studentët, vetëm duke pasur Kartën e Studentit, është rritur ndjeshëm. “Momentalisht kemi rreth 50-60 produkte ose ulje për shërbime publike të bashkisë, të Ministrisë së Kulturës, të enteve të tjera, kryesisht me fokus shërbimet publike për studentët, e thuajse po aq nga kompani private: kryesisht kancelari, dyqane veshjesh, supermarkete, restorante, dhe shërbime të tjera elektronike, që u vijnë në ndihmë studentëve”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se puna për shpërndarjen e kartave do të vijojë edhe gjatë javëve që kanë mbetur, para se studentët të marrin pushimet e verës, me synimin që çdo student të ketë mundësi që të aksesojë gamën e shërbimeve që i ofrohet nëpërmjet këtij dokumenti të posaçëm. “Duam të vazhdojmë këtë ritëm gjatë gjithë verës. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak krijuam një agjenci më vete, që është Agjencia për Kartën e Studentit për qytetin e Tiranës. Nëse ky projekt, siç ka funksionuar deri tani, përfundon me sukses, do të jetë pastaj një shembull, pra një bazë, edhe për bashkitë e tjera, që mund ta përshtasin fare mirë, duke qenë se tashmë e kemi ngritur databazën dhe ka funksionuar shumë mirë”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se interesi që kanë treguar studentët për kartën është i lartë, ndërsa bëri të ditur se ministria që ajo drejton, përmes institucioneve apo subjekteve që kanë lidhje me të, do të ofrojë shërbime të tjera shtesë për studentët. “Interesi është shumë i madh për ta marrë këtë kartë, pasi është një kartë që do t’i ndihmojë të gjithë studentët, pasi nga lista që pashë janë absolutisht shërbime për të cilat ka nevojë studenti. Përmes Ministrisë ne mund ta ndihmojmë këtë proces me subjekte që janë të lidhura me ne, për t’i lehtësuar dhe për të shtuar listën e subjekteve të cilat ofrojnë shërbim për kartën”, përfundoi Balluku./l.m

Next Post
VIDEOLAJM/ Kur Berisha akuzonte Metën për vjedhjen e floririt në Krabë

VIDEOLAJM/ Kur Berisha akuzonte Metën për vjedhjen e floririt në Krabë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In