• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, kryeministri Johnson: T’u vijë turp, të rikthehen duke u zvarritur nga shpellat

by Java News
13/07/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Racizmi ndaj tre lojtarëve anglezë, që humbën penalltitë (Rashford, Sancho e Saka) ishte një nga notat më të errëta të finales së humbur për Anglinë. Shumë personazhe kanë ngritur zërin kundër ofendimeve dhe diskriminimit për shkak të ngjyrës së lëkurës, në një kohë që policia e Londrës ka hapur një hetim për të evidentuar postimet raciste kundrejt tre lojtarëve në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë temë delikate ka folur edhe kryeministri, Boris Johnson, i cili ka dënuar çdo akt të tillë të shëmtuar.

“Atyre që kanë ofenduar me shprehje raciste lojtarët tanë u them që duhet t’u vijë turp nga vetja. Shpresoj që të riktheheni duke u zvarritur nga shpellat ku keni dalë, sepse kjo skuadër është një skuadër heronjsh.”

Ndërkohë edhe trajneri Gareth Southgate i dënoi ashpër sulmet raciste, duke i konsideruar si të pafalshme. Në lidhje me këtë situatë aspak të këndshme, sidomos për një vend multi-etnik është shprehur në rrjetet sociale dhe një prej lojtarëve që ka qenë në shënjestër të sulmeve të turpshme, Marcus Rashford.

“Kam pasur një sezon të vështirë, këtë e kishin të gjithë të qartë, dhe sigurisht, kur hyra në fushë nuk kisha shumë besim tek vetja. Ajo që mund të them është që më vjen keq, do të kisha dashur të përfundonte në një tjetër mënyrë. Do të kisha dashur ta shënoja atë penallti.  Dua t’u them shokëve të skuadrës që kjo përvojë me ta ishte shumë e bukur dhe u krijua një atmosferë vëllazërore. Suksesi i tyre është imi dhe dështimi i tyre është gjithashtu imi. Futbolli është kthyer në një sport ku mund të dëgjosh çdo gjë. Flitet për ngjyrën e lëkurës time, për vendin ku jam rritur, si e kaloj kohën e lirë. Mund të më kritikoni sa të doni për penalltinë e humbur, por kurrë nuk do të kërkoj falje për prejardhjen time. Jam Marcus Rashford, 23 vjeç, djalë më ngjyrë nga Withington në jug të Manchesterit”./m.j

Next Post
Kurti, takim me Dendias: Njohja nga Greqia i kontribuon paqes në rajon

Kurti, takim me Dendias: Njohja nga Greqia i kontribuon paqes në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In