Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë mëngjesin e kësaj të diele. Mësohet se ai ishte duke punuar kur ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Plagët kanë qenë të rënda për 50-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r