• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk humbet Rama, asnjëherë

by Dritan Hila
21/05/2023 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Benet Beci ka qenë resurs i së djathtës deri në 2013-ën. Pjerin Ndreu ka qenë aset i LSI-së deri në vitin 2009. Këta janë dy shembuj sa për fillim.

Oltion Cacin, aq sa e njoh, nuk më është dukur kurrë ndonjë majtist në ide. Të gjithë këta janë tashmë bashkiakë socialistë të zgjedhur me diferenca votash përtej fantazive hajdutërore të Berishës dhe Metës. Ermal Dredha është aset i së majtës, por siguroi 230 milionë euro ndihmë për tërmetin ndërsa ishte ambasador në Emiratet e Bashkuara dhe kjo i ra në sy Ramës, ndërsa rreth e rrotull kishte këshillin e ndrikullave që prodhonin llafe e jo para në kohën që Rama kishte nevojë urgjente për valutë që të strehonte njerëzit. Dredha prodhoi para dhe jo llafe.

Flamur Golemi ishte mjeku që rastësia e solli në krye të Gjirokastrës, por rezultoi mashkulloriti që i dha frymë e jetë këtij qyteti më shumë se disa kryebashkiakë që prodhuan fjalë e kulla të shëmtuara në qytetin që vlerë ka arkitekturën e konakëve. Tetë vite më parë Gjirokastra po katandisej në fshat. Golemi i riktheu hijen e dikurshme.

Lista është e gjatë. Në analizën e humbjes së të djathtës, përveç arsyeve serioze, boria mediatike e Berishës është gufosur në argumentet e lidhura me blerjen e votave. Në fakt është çështje modernizimi. Rama ka dhuntinë e asaj që quhet “talent scout”-zbulues talentesh. Për Ramën nuk ka rëndësi je i majtë apo i djathtë. Nëse ti prodhon vota, pare dhe bën punë, atëherë merr siglën e PS-së dhe merr votat.

Së dyti ka lidhje me sklerotizimin e kundërshtarëve të tij. Të gjithë këta, pa përjashtim, kanë hallin e kioskave të tyre, se mos dikush me mendim politik, u rrezikon kryet e oxhakut. Nuk e kanë keq. Ja, për shembull, kanë fituar Mirditën, Hasin dhe Memaliajin. Pak si të vogla për t’u marrë seriozisht, por të mjaftueshme për të luajtur opozitash.

Next Post
Rrëmbimi i Sulovarit dhe ‘Koçoles’, dalin pamjet e makinës që i mori. Iku me targa shqiptare, u kthye me greke

Rrëmbimi i Sulovarit dhe 'Koçoles', dalin pamjet e makinës që i mori. Iku me targa shqiptare, u kthye me greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

“Më mbështesni ose jap dorëheqjen”- Pas rezultateve të dobëta që tronditën CDU-në, kancelari Merz ultimatum drejtuesve të partisë!

September 15, 2026
Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

September 15, 2026
“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

September 15, 2026
Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe qindra mijëra viktimave në front!

September 15, 2026
Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

September 15, 2026
Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

September 15, 2026
“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com