• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti Pastërma

by Edison Ypi
17/07/2024 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Roma “Qytet i përjetshëm”, Londra “Qytet i lagur”, Praga “Qytet që këndon”, Mitrovica “Qytet i therur”, Lekoviku “Qytet i vdekur”, e kështu me rradhë ka “Qytet që vallzon”, “Qytet që qan”, “Qytet i plagosur”, “Qytet i vrarë”, etj etj.
Berati nuk ngjan me asnjë. Berati është “Qytet Pastërma”.
Shqotat e Historisë, rrebeshet e kohës, pushtimet, mbijetesa, i nxehti i beharit, i ftohti i dimrit, shirat e vjeshtës, erërat e luginës, ishin zjarri i ngadaltë që Beratit i hoqi tepricat, kërrcet, dejet, dhjamrat, Beratin u tha, Berati mbeti kock e palcë, me Kala guri, shtëpi mbi shkëmb, rrugica me kalldrëm, mish pa dhjamë, qytet i shijshëm, Qytet Pastërma.
Berati ndodhet ku lumi, pasi merr një kthesë të fortë si Wagner i vrënjtur, del në fushë Paganin i krisur.
Te ajo kthesë dhe ai brryl, Eteri apo Ethiri, krijon shtjella, që janë shkaku që në Berat buçet jeta: turbullohen mendjet, çakërdisen interesat, therin njëritjetrin, shkruajnë libra, llafosen sikur kanë ngrënë bythë turtulli, bëjnë karrierë, pasurohen.
Kur nisesh për Berat, sakën se merr buk me vete, libra, vargje përmendësh, plagë të pashëruara, ëndërra të thyera, nostalgjira lotnsjellëse, kujtime të vdekura. I gjen të gjitha në Berat. Ku Zoti nuk i besoi askujt. E bëri çdo gjë vet: Të natyrshëme si mali përballë, si retë në qiell, si lumi që i rrjedh te këmbët e Beratit duke e bërë aq mahnitës sa askënd nuk e lë indiferent.
Cili ishe, cili je, cili do jesh ? Këto nuk i gjen dot vet. Berati do t’i thotë në vesh.
Berati i thatë si pastërma, nuk ka asgjë madhështore, kolosale, ngadhnjimtare, heroike, triumfuese. Berati nuk ka fituar luftra, nuk ka bërë kryengritje, nuk ka kryevepra nëpër mure ekspozitash, nuk ka muzeume me statuja të gdhendura nga mjeshtra, nuk ka ndërtime gjigande, autostrada, ura tunele. Banorët e Beratit nuk kanë qënë shkencëtarë me famë, shpikësa të dëgjuar, artistë me nam. Berati të tillë s’ka, të tillë nuk i duhen. Beratit i mjafton pastërmaja. Berati ka njerëz që shohin punën e vet, mbajnë shtëpinë e vet, mbarsin gruan e vet. Berati është një mbijetues gjenial.
Kur i afrohesh nga Lushnja, Beratin sapo e sheh, ndjen si të rreh zemra, të merren mentë, të djersitet balli, të vjen rrotull bota. Sapo e prek, ngjitesh në qiell, rrëshket në ekstazë, bie në jerm, mbështillesh me ëndërr.
Sado pak, sado shkurt, edhe vetëm gjatë një rrahje zemre, ose vetëm një mbushje mushkërie, po preke Beratin, ke prekur Historinë. Je sëmurur pashërim me Mangalem, Kala, Goricë, Tomorr, Shpirag, Myzeqe.
Pa teprica, pa dëngla, pa mbeturina, pa dhjamra, pa yndyrna, Berati është vend ideal shërimi për ata që u dhemb koka, nuk i zë gjumi, janë me diabet, nuk u mbushet si duhet mushkria, nuk u pompon si duhet zemra.
Berati është fryt i një mardhënie milenare mes njeriut që i jep gurit jetë, dhe gurit që e bën njeriun kalldrëm.
Duke j’u afruar Beratit, i largohesh banalitetit, hidhesh përtej murit, ndodhesh jashtë të këtushmes dhe të tashmes.
Oratorët që i flasin kallaballëkut në Berat, sidomos në muzg, pas dhjetë minutash u zmadhohen sytë, zverdhen në surrat, bien në delir, ndodh vetëm në Berat.
Në Berat çdo mur është një pergamenë e shkruar me kod, kodin e mori një prift e hodhi në Osum. Çdo gur kalaje është një vrasje pas shpine. Çdo gur kalldrëmi është një dramë. Çdo sokak një çmendinë. Çdo dritare një tragjedi. Çdo djalë një Romeo. Çdo vajzë një Xhulietë.
Berati nuk ka asgjë të re. Në Berat gjithçka është e vjetër, e ndryshkur, e shtrembër, me një këmbë në varr, gati për të vdekur. Diçka e re në Berat është e pamundur si një beb i vjetër i sapolindur.
Vjetërsia është e vetmja gjë që Berati nuk e negocion. Kurrë. Në asnjë rrethanë. Për asnjë çmim. As kur i vërsulen pesqint vampirë ta trembin, dyqind djaj ta rrahin, treqint ujq ta kafshojnë, njëqint kuçedra ta shqyejnë.
Berat nuk është i bukur. Berati është i fundbotshëm. Berati është magji, fantazi, përrallë.
Kala, lumë, ullinj, qershi, beratas që llafosen shumë, janë libri që të përpin, filmi që të marros, magjia që të shëron, pastërmaja që Berati ofron.
Berati është kokrriza e rërës që vuajti miliona vjet brenda guackës, derisa u bë perlë, pastaj pastërma.

Next Post
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Pse PD nuk di të fitojë ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dossier/CIA ofronte 500 mijë dollarë për Hoxhën dhe Shehun po të iknin

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

May 13, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Politika si Art, Arti si Pushtet

May 13, 2026
Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

May 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Berisha mori 20 milionë dollarë nga Serbia për të shkatërruar UÇK-në

May 13, 2026
Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

May 13, 2026
Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

May 13, 2026
“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

May 13, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

May 13, 2026
‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In