• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD nuk di të fitojë ?

by Artur Ajazi
17/07/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse PD nuk di të fitojë ?

Nga  ARTUR  AJAZI

U bë vite që dëgjojmë të njëjtat fjalë, fjali, togfjalish, recitime dhe fjalime të Berishës. U bë vite qysh nga koha e Fatos Nanos, kur ai e etiketonte “njeriu më i korruptuar në Ballkan, njeriu që ka lidhje me grupet e krimit dhe trafikut”, dhe qeverinë e tij si “qeveria më e inkriminuar në planet”. Pa hequr asnjë presje, ato fjalime ka edhe sot ish-lideri historik, i një partie që sot nuk mund ta quash as demokratike dhe as të djathtë.  Kjo për faktin sepse partitë demokratike sidomos në Europë, apo dhe ato të djathta, kanë tjetër ngjyrim dhe përcaktim politik. Kanë tjetër qasje pranë problemeve që kalojnë populli dhe vendi i tyre. Kurse  Partinë Demokratike të Berishës, nuk e lidh asgjë me ato “simotrat”, që ai mundohet ti referohet. Tjetër argument, është mënyra se si partitë e djathta dhe demokratike në Europë bëjnë opozitën, fushatën, protestën, rradikalizimin e saj, duke shkuar deri tek zgjedhjet dhe votimet. Por pse PD-ja, nuk di të “godasë” në shenjë politikisht, të fitojë zgjedhjet, pse kjo PD, nuk ka patur asnjëherë fatin të jetë demokratike, e djathtë, dhe të ketë fituar bindshëm (si gjithmonë Partia Socialiste) një pale zgjedhje  të përgjithshme dhe  lokale ? Mendoj se i mungon lidershipi i duhur, stradegjia drejtuese e duhur, vizioni dhe largpamësia. Mendoj se i mungojnë emrat, figurat, qasjet e reja në strukturat bazë dhe rrethe, po ashtu i mungon fryma dhe besimi që duhet të ngjallë fillimisht tek të vetët. Edhe pas 2 dekadash, Berisha rreket të bëjë opozitarin e “fortë” ashtu siç bënte me Nanon dhe kabinetin e tij. Rreket të bëjë “qëndrestarin” edhe me organet e drejtësisë së re, ashtu siç bënte dikur me Ina Ramën, dhe drejtësinë e vjetër, e cila ishte pocaqisur dhe vënë totalisht nën urdhërat e politikës. Thonë një fjalë, “kohë e re, zakone të reja”. Në vitin 2024, nuk mund ti flasësh dhe ti bësh propogandë  mbështetësve të tu, me fjalime stardarde, të nxjerra nga arkivi , vetëm duke u ndërruar emrat e personazheve. Në botën demokratike, politikanët flasin, denoncojnë dhe akuzojnë  me fakte, dhe faktet shkojnë në vendin e duhur, në dyert e drejtësisë. Eshtë vërtetë fat i madh, që sot çdo  akuzë  dhe denoncim publik, sidomos  kur vjen nga politika, regjistrohet, hetohet, dhe merr rrugën e gjykimit,  krejt  ndryshe nga sa ndodhte kur Berisha ishte kryeministër, dhe PD-ja ishte në pushtet. Nuk mund të ripërsëritësh veten çdo ditë duke akuzuar, duke thirrur nga ballkoni apo dhe selia e partisë se “kjo qeveri është fole krimi, e korruptuar, se “X” ministër dhe “Y”  deputet është i lidhur me bandat dhe trafikun” apo se “janë vjedhur kaq dhe aq million euro”. Gjithçka  pasi administrohet,  kopsitet dhe faktohet, dërgohet në dyert  e  drejtësisë, e cila e ka detyrim  ligjor, të nisë  verifikimin dhe hetimin. Aktualisht Berisha po bën fushatë me standarde të vjetra, dhe me ritmin e gabuar, duke ndikuar negativisht edhe tek mbështetësit e tij. Fushata e ardhshme e 2025, kërkon  angazhime  serioze, të thelluara në ide, programe zhvillimi, dhe stafin e duhur që të mund të përballojë  furinë e Edi Ramës. Nuk mund të përballesh me “malin” e punëve të kryera dhe premtimeve të mbajtura nga qeverisja e Ramës, duke mos gjetur rrugën e duhur për të dalë nga apatia dhe mefshtësia politike. Duhet të dish të fitosh, dhe në politikë kur gabon shpesh, zor se fiton.

Next Post
Kuvendi i PD, Agalliu: Do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar

Pas Alibeajt, ikën edhe një tjetër deputet nga grupi Parlamentar i PD (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In