• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti kroat ku mësohet gjuha shqipe

by A R
18/10/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti bregdetar i Kroacisë, Zarë, ka prezantuar te nxënësit e një gjimnazi lëndën me zgjedhje të gjuhës shqipe, krijuar për të ruajtur lidhjet e largëta të origjinës shqiptare për komunitetin e arbëreshëve atje.

Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë po fut si lëndë mësimore gjuhën shqipe, nismë që pjesërisht synon të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e një komuniteti të vogël dhe të lashë të emigrantëve shqiptarë të hershëm të njohur si Arbanasi.

Drejtor i shkollës, Rade Simiceviç i tha BIRN-it se gjimnazi “Vladimir Nazor” në qytetin bregdetar të Zarës po e ofron lëndën me zgjedhje për rreth 46 nxënës të dy klasave.

Orët mësimore zhvillohen në formulën “Modeli C”. Kjo i lejon minoritetet të mësojnë gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Kroacisë – por lënda nuk ndikon në notat e tyre në shkollë.

“Shkolla i ofron atyre ku mund ta mësojnë, por notat e tyre nuk përfshihen në diplomë. Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve po paguan mësuesit që do të bëjnë lëndët”, shpjegoi Simiceviç.

Lajmi për kursin e ri të gjuhës në shkollë u dha të shtunën, në prani të ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Uliks Emra dhe Ilir Melo.

Përveçse u bë shtëpi e shqiptarëve që erdhën në Zarë gjatë periudhës jugosllave të shekullit 20, qyteti i Dalmacisë është gjithashtu shtëpi e një komuniteti më të vjetër Arbanasi ose Arbëresh.

Komuniteti migroi në Zarë në shekullin 18 nga ajo pjesë që është tani Shqipëria veriore dhe shumë jetojnë ende në lagjen që ka marrë emrin e tyre dhe që quhet Arbanasi.

Ata flasin një nga dialektet ose gjuhët më të rralla në Europë, e folur sot nga vetëm 300 deri në 500 persona. Ajo kombinon elementë të dialektit geg shqiptar me dialektin dalmat të Kroacisë dhe pak italisht.

Kryesisht katolik, komuniteti nuk e sheh më veten si shqiptar, por si kroat arbëresh.

Qyteti i tyre i origjinës është Shkodra dhe besohet se kanë emigruar në Zarë në tre valë në vitet 1726, 1727 dhe 1733 drejtuar nga peshkopi i atëhershëm katolik i Tivarit, Vincenc Zmajeviç, që kundërshtoi islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Otomane.

Profesori Isak Shema, një specialist i gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve me bazë në Kosovë, ka kaluar shumë kohë në Zarë dhe Zagreb gjatë tre viteve të fundit dhe ka hartuar kurrikulumin për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që u miratua nga Ministria.

Next Post
“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë

Dashuria nuk jepet me koncesion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In