• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashuria nuk jepet me koncesion

by Lorenc Vangjeli
18/10/2016 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Debati publik i ngjan ortekut. Nis papritur. Pa zhurmë dhe pa u ndjerë. Shpesh edhe pa ndonjë shkak të dukshëm. Por kur zbret poshtë faqes së malit, bën hatanë dhe merr në qafë të gjithë dynjanë nën të. Dhe kur ndodh hataja, nuk ka pikën e vlerës gjetja e arsyeve që shkaktuan ortekun. Mund të jetë më së shumti çështje kurioziteti. Që të shmanget ripërsëritja, e rëndësishme është të shmangen arsyet që krijojnë ortek. Kështu duket se po ngjet me debatin e fundit në dy anët e dy shteteve shqiptare të ndarë në Morinë për raportin mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Ka një ortek të vërtetë fjalësh që po zbresin me shpejtësi në nivele të panjohur më parë, po hapin sirtare kujtese të mbyllur më parë dhe po krijojnë histori shpinash të kthyera që nuk mendoheshin se ekzistonin më parë.

Sherri verbal publicistik, por me një sfond tashmë të fortë edhe politik, nuk ka nisur javën e shkuar të vizitës së Ramës në Serbi. Në rastin më të mirë ai do të mbyllet me kosto të përbashkët mërie e pakënaqësie të fortë këtej dhe andej Morinës. Djajtë e zemërimit, keqkuptimeve, vanitetit, revanshit, hierarkisë, pavarësisë, sherrit kushjetiekushjamunë, identitetit të njëjtë dhe indentiteteve të ndryshëm, djajtë me nëna idealiste e baballarë meskinë, me personazhe të mirë e të ligj, me naivë të thinjur dhe maskarenj të lindur, të koncesionuar “edhe parç, dhee mrapç”, asiç thuhet në Tiranë, e të tjerë e të tjerë, pra, gjithë këta djaj kanë dalë përfundimisht nga sëndukët. Më shumë se pro e kundër vizitës së Ramës në Serbi, sherri ka të bëjë me raportin mes dy vendeve që kanë shqipen gjuhë zyrtare dhe raportet e secilit prej tyre me vetveten. Ato janë raporte jo të ngrira dhe vetëm zyrtare. Janë në dinamikë të plotë dhe në shumicën dërmuese të rasteve ato janë edhe një raport personal mes individëve që bëjnë politikë dhe krijojnë opinion në Tiranë dhe në Prishtinë. Serbia është vetëm shkaku i dukshëm i kësaj here. Shkak mund të ishte, siç ka qenë dhe më herët, qëndrimi ndaj patateve, çimentos apo kamionëve me mallra që kalojnë doganën. Edhe në një rast të tillë nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh. Përveç faktit se edhe patatja, edhe çimentoja nuk janë shumë “trendy” për t’u debatuar. Por edhe në rastin e parë, edhe në të dytin, debati që thekson ndarjen përpara bashkimit, shënjon diferencat më shumë se të përbashkëtat, ngjan me dilemën për seksin e ëngjëjve në Kostandinopojë. Kur turqit me pallë ngjiteshin në muret e qytetit, murgjërit e përkorë debatonin nëse ëngjëjt kishin apo jo seks. Në një botë që është bërë shumë herë më e komplikuar, në një rajon që ka qenë gjithmonë i trazuar, debate të tilla të stisuara e të helmuara mes faktorit shqiptar, lehtësia për të përdorur gjuhë urrejtjeje, ironie dhe diferencimi, janë një luks kriminal.  

Eshtë e frikshme aftësia e pabesueshme qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë për t’u marrë me një lehtësi të padurueshme me tema dhe situata jashtëzakonisht delikate. Eshtë si një sport kombëtar; si një argëtim me lodra zjarri në depo baruti me emocione.

E njëjta histeri ndodhi dhe në verë kur u debatua me zjarr për disa futbollistë që vendosën të luajnë me fanelën e Kosovës në futboll. Nëse ishin patriotë apo tradhëtarë. U nis nga topi dhe përfundoi tek flamujtë. Në fakt, të fyesh flamurin blu me yje nuk është një arsye që bën të duash më shumë  flamurin kuq e zi. Përkundrazi. Dashuria për Shqipërinë, për Kosovën dhe gjithçka tjetër nuk mund të jepet me koncesion. Në të janë të gjithë ata që dëshirojnë të jenë aksionerë në një ushtrim patriotizmi që nis, por nuk bitis me fjalë. Për momentin, ka një teknologji budallallëku dhe interesi të vogël e meskin në themel të gjithë debatit plot me emocione negative. Një teknologji që e njohin të gjithë, që e dinë nga ka ardhur, që e kuptojnë si ka ardhur dhe si mund të shkojë, por që pak e thonë. Ambalazhi ka mërguar aq larg, sa thelbi po dallohet gjithmonë e më me vështirësi në një zjarr ku secili për lloj-lloj arsyesh dhe rreshtimi po hedh nga një shkarpë. Nevojitet në mënyrë urgjente uji i ftohtë i arsyes. Njëlloj si ai që mungoi shpesh edhe në debatin që shoqëroi vizitën e Metës në Athinë. Historitë me emocione dhe logjikë të pushtuar nga emocionet krijojnë reaksione zinxhir që mund të bëhen të vështirë për t’u kontrolluar.

Qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë dhe kudo gjetkë ku ka shqiptarë në rajon, nuk kushton asgjë të ëndërrohet. Problemi është se mund të ndodhë që zgjimi të paguhet shtrenjtë sa kohë mbahen sytë mbyllur përpara sinjaleve se mund të shkasin ortekët. Çfarë zbret, ndryshe nga temperatura që ngjitet, nuk ka arsye dhe nuk kontrollohet më nga arsyeja. Ka një urgjencë: arsyeja duhet të lëvizë në një aks të vetëm: identifikimi i asaj që bën bashkë dy anët e Morinës dhe jo pasqyra kineze ku Tirana e Prishtina po shihen vëngër dhe ndarazi.

Next Post
Merr fund ankthi, zbret nga vinçi 25-vjeçari që kërcënonte me vetëvrasje

Flet djali që kërcënon me vetëvrasje nga një vinç në Tiranë: Nuk e kam rrahur babanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

July 30, 2026
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

July 30, 2026

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com