• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet djali që kërcënon me vetëvrasje nga një vinç në Tiranë: Nuk e kam rrahur babanë!

by Java News
18/10/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh”. Këto ishin fjalët që përsërit pa pushim i riu Erjon Selimaj, 25 vjec nga Picari i Vlorës që prej orës 14:30 të kësaj së marte qëndron i hipur në një vinç gjigant tek vendi ku po ndërtohet stadiumi i ri, ‘Arena Kombëtare”.

Me djaloshin u lidh Report Tv direkt nga studio e lajmeve. Spikerja Aida Toncica mundi te lidhej direkt me Erjonin dhe të sjellë para shqiptarëve apelin e tij për ndihmë. Spikerja negocioi për rreth 20 minuta në bisedë telefonike me Erjonin, duke u përpjekur ta bindë të zbresë.

25-vjeçari deklaron se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me drejtoreshën e Konviktit Zaje Balla duan që të më fusin në burg.

Spikerja e Report Tv: Erjon jemi ne transmetim direkt..

Erjoni: Dua të bëj një denoncim ndaj shtetit. Dola nga burgu në 22 shtator 2015 u pendova shumë për krimet që kam bërë. Doja të ndihmoja babain, pasi është sëmurë, e mbajta me forcat e mia. Dritan Leli e di këtë problem dhe nuk më hap dyert, por lajmëron policinë. Sot përballem në gjykatë sikur kam rrahur babanë. E mora nga fshati për ta mbajtur babanë, por kryetari i bashkisë ka fryrë drejtoreshën e Konviktit.

Spikerja: Po kush do të të bëjë keq ty?

Erjoni: Shteti do të më fusë në burg që të mos ankohem. Dritan Leli më ka ofenduar gjithmonë më ka thënë je i sëmur mendorë dhe mos më hajde më në bashki.

Spikerja: Të lutem zbrit. Më premto se nuk do të hidhesh

Erjoni: Kam frikë se po zbrita do të më rrahi policia

Spikerja: Dëgjo, bëjmë një pakt. Ti të zbresësh që aty dhe unë të garantoj se me kamera do të ndjekim cdo zhvillim poshtë. Kemi marrë garancinë se nuk do do të të prekë njëri me dorë.

Erjoni: Unë nuk zbres që këtu sot.

Spikerja: Ti do të zbresësh, sepse na ne ke në krah. Jemi me ty Erjon, por zbrit

Erjoni: Nga flet ti, je në studio? Na dëgjojnë njerëzit?

Spikerja: Të garantoj se po na ndjekin live të gjithë. Po na ndjekin teleshikues nga mbarë vendi, po na dëgjon dhe policia. Dua që gjithë kjo bisedë që po bëjmë të konkludohet me një mision pozitiv. Ne do ndjekim me kamera dhe të gjithë do shohin cdo gjë.

Erjoni: Këta janë mashtruesa. Që nga Leli i pari. News24 më ka mbyllur derën. Unë akuzohem se kam rrahur babain. Kanë dalë dëshmitarë të rremë.

Spikerja: Shfrytëzoje këtë rast dhe mundohu të zgjidhim problemet e tua

Erjoni: Nuk dua të zbres

Spikerja: Erjon, do të shohin gjithë shqiptarët sesi do shkojë puna. Do kesh një punë, do kesh një strehë me babain. Report Tv do të të ndihmojë. Kemi garanci se nuk do të shkosh as në burg

Erjoni: Të mbyllet dosja

Spikerja: Do të të mbyllet, pro të lutem zbrit

Erjoni: Janë mashtrues. Po u afrua njëri do të hidhem që këtu

Spikerja:
 Po cfarë arsye nuk zbret tani? Nuk jepen sqarimet aty lart. Hajde në studio, flasim këtu bashkë dhe do zgjidhim gjithçka

Erjoni: Dritan Leli të japë llogari që përse më la rrugëve

Spikerja: Duhet të mbyll telefonin sepse negociatorët duhet të flasin me ty, por zbrit

Erjoni: Shteti më ka bërë gjithçka të padrejtë. Nuk e kam rrahur baba

Policia ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që që të zbresë.

Ende nuk dihet sesi i riu ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç. Roja i nje parkingu eshte shoqeruar nga policia per te mesuar si ka arritur qe te depertoje brenda stadiumit dhe te ngjitet i riu.

KRYETARI I BASHKISE SE VLORES, LELI: CMOS TE NDIHMOJ ERJONIN!
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është shprehur për Report Tv se po njihet me rastin në fjalë.
Ai garanton se do të bëjë çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit.
“Do bëj çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit”, bën të ditur Leli për Report Tv.

Next Post
Vendi i të pandehurve, Frroku ankohet: Hoqët kafazin, më futët në akuarium

Dëshmia e priftit që lehtëson pozitat e ish-deputeti Frroku për vrasjen në Holandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

July 30, 2026
Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

July 30, 2026
Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

July 30, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

July 30, 2026
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

July 30, 2026
Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

July 30, 2026
Arrestimi i Veliajt/ “Asnjë nga ne sot s’foli sot kundër Dumanit apo SPAK”, Majko ia thotë në sy Berishës: “Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë…

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon Majko: Krahasimi me Preshevën është ironi…

July 30, 2026
Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

July 30, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Rrogozhina me Kavajën, Divjaka me Lushnjen… PS propozon hartën e re me 46 bashki: Ja me cilat do të bashkohen 15 qytete

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com