Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qytet për dhunë.
Mësohet se qytetarja Elsa Bita ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral.
Ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Prej aty, Bita është shprehur se ka qenë duke filmuar një takim elektoral të PS sot në Divjakë, kur është dhunuar.
Në spital për të vizituar qytetaren e dhunuar ka shkuar edhe kandidati i PD në këtë zonë, i cili ka kërkuar arrestimin e shefit të policisë./ b.h