• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët: Unaza të ndërtohet, protesta politike!

by Java News
15/11/2018 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht protestës së disa banorëve të Astirit që kundërshtojnë prishjen e disa njësive tregtare që preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe, qytetarët e Tiranës mbështesin në masë realizimin e këtij projekti. Qytetarë të shumtë kanë telefonuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”, ku kanë vlerësuar këtë projekt si një zgjidhje që jo vetëm do të vendosë rregull në këtë zonë, por mbi të gjitha do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në një nga zonat më problematike të trafikut.

“Nuk ua ka fajin Veliaj apo Rama, se para 3 viteve nuk ka qenë as Veliaj as Rama, por ai i Tropojës. Nuk e kam me ata që kërkojnë të drejtën e vet, por ata që lejuan të ndërtohet pa leje. Dhe sot jemi të vetëdijshëm që aty nuk kalon as zjarrfikësja e asgjë. Kur i thua tjetrit do prishet, duhet t’i gjendet vendi ku do shkojnë. T’u thuhet zotëri ti ke ndërtuar pa leje, këtu do të ndërtojmë një gjë për të mirën e të gjithëve, dhe juve do ju çojmë diku tjetër. Pra kërkoje të drejtën ku të takon, dhe nga fillimi, mos ja kërko këtyre sot”, u shpreh një prej telefonuesve në emision.

Jo vetëm kaq, por qytetarë të ndryshëm kritikojnë sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët për përfitime politike po nxisin banorët që të kryejnë veprime të dhunshme dhe po fusin ndjenjën e përçarjes krahinore dhe racore.

“Kam mendimin se atje te Unaza e Re duhet të bëhet Unaza e Madhe, sepse për ata protestuesit më bën përshtypje sjellja e atyre deputetëve të PD-së. Çfarë duan deputetët e PD-së, Basha e të tjerët, aty tek protestuesit? Ato i nxisin që të bëjnë veprime shumë të shëmtuara. Për mendimin tim ajo djegia e gomave, si mund të djegësh gomat në një zonë kaq të populluar, kur aty ka njerëz të moshuar, njerëz që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, zemra, ka fëmijë të vegjël! Në vend që t’u bëjnë thirrje atyre mos bëni veprime të tilla, bëjnë tjetër gjë. Le ta bëjnë protestën. Por jo të nxisin për të bërë veprime kaq skandaloze. Veprimi i tyre më duket shumë i papëlqyeshëm. Këto veprime, kjo gjendje është krijuar nga ligji 7501, ai ligj që bëri Berisha, dhe ngatërroi Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe kjo ngatërresë nuk do zgjidhet asnjëherë”, tha një tjetër telefonues.

“Më duket se është politike ajo protesta. Marrin pjesë ata deputetët. Kam përshtypjen se njerëzit nga Kukësi në Tiranë, i kanë marrë tokat. Edhe unë erdha në Tiranë, e s’munda me jetu në mënyrë të paligjshme. Fajin e ka fajin paraardhësi se ai i çoroditi njerëzit, i la të ndërtonin vend e pa vend në mënyrë të kundërligjshme, e s’paguajnë as taksa”, theksoi një tjetër qytetar.

Por zgjerimi i Unazës së Madhe është një nevojë jo vetëm e banorëve të Tiranës që duhet të përballen çdo ditë me trafikun në këtë pjesë të qytetit, por edhe për shumë qytetarë që vijnë nga rrethet dhe që duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në trafik për të hyrë në qytet. “Unë flas nga Korça, unaza e re duhet të ndërtohet, dhe deputetët demokratë janë shumë fajtorë që shkojnë aty dhe i përkrahin. Se ata i lejuan të ndërtojnë vend e pa vend”, tha një qytetare.

ma.me

Next Post
Refugjati shqiptar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

Refugjati shqiptar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

June 26, 2026
Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

June 26, 2026
Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

June 26, 2026
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 26, 2026
E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

June 26, 2026
“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

June 26, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In