• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët realë, shuplakë qytetarit dixhital

by Carlo Bollino
12/09/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Disfata e pastër e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore në Dibër është mësimi i radhës, që populli shqiptar i jep asaj pjese të opozitës, e cila refuzon çdo lloj modernizimi dhe që këmbëngul në besimin e vet se të gjithë zgjedhësit kanë mbetur të palëvizur në atë kohë kur kulla e Viçidolit përfaqësonte një simbol force dhe pushteti.

Këndvështrimet, nëpërmjet të cilave mund të interpretohet verdikti i sovranit në Dibër, janë të shumta. I pari është, pa dyshim, një mocion mosbesimi i vetë së djathtës shqiptare ndaj lidershipit të dyshes Basha-Berisha.

Politika e tyre e bazuar mbi shpifjen, mbi urrejtjen, mbi fyerjet personale, mbi dhunën verbale dhe fizike, nuk prodhon më rezultate elektorale, siç ndodhte në fillim të viteve ’90.

Dërgimi në Dibër dhe në komunat përrreth i “çetave të zeza” më syze të errëta, me muskuj e fuoristrada, nuk mjaftoi të frikësonte askënd.

Në të kundërt, kjo zgjedhje ishte një bumerang skandaloz. Në Maqellarë, ku ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka zbarkoi me armë në dorë për të rrahur kundërshtarët politikë dhe për të sfiduar në shesh policinë, Partia Demokratike humbi me më se 600 vota diferencë, shumë më keq se në vitin 2015.

Në Dibër, ku Kreshnik Spahiu zhvilloi një nga mitingjet e tij vulgare, të bazuar mbi shpifjen, fyerjet personale dhe urrejtjen, Partia Demokratike humbi më se 1.000 vota krahasuar me humbjen e 2015-ës. Dhe shembujt mund të vijojnë.

“Sa më shumë të bashkohen të këqijtë, aq më të fortë bëhen të mirët”, komentonte dje një qytetar në Peshkopi.

Ndodhi kështu kudo, pasi politika e bazuar mbi metodat e Bashës dhe Berishës nuk bind më as elektoratin demokratik, i cili edhe në 2013-ën dërgoi një sinjal të fuqishëm mosbesimi. Një ftesë për të ndryshuar, e përsëritur në votimet vendore të vitit 2015 dhe e sokëllitur për të tretën herë edhe dje në Dibër.

Por Sali Berisha nuk është nga ata tipa që ndryshojnë (i biri, Shkëlzeni, pavarësisht nga mosha e re, ka trashëguar 100% metodat e tij) dhe Basha nuk e ka forcën për ta bërë këtë vetë.

Problemi, sikurse kemi përsëritur edhe ne shumë herë, qendron në atë, që sjellja e tyre nuk është vetëm një vetëvrasje politike personale, por është një vetëvrasje politike për opozitën mbarë.

Vota e Dibrës ishte, natyrisht, përgjigja e bazës elektorale edhe ndaj bojkotimit prej Partisë Demokratike të reformës së drejtësisë, një bojkot i imponuar nga tmerri që familja Berisha dhe ish-drejtuesit, të cilët, bashkë me ta dhe në sajë të tyre, shpërdoruan për tetë vjet arkën e shtetit, kanë nga një drejtësi e pavarur.

Por ne besojmë se disfata e Dibrës duhet të jetë edhe një dënim publik dhe zyrtar i përdorimit sistematik të shpifjeve, që Berisha dhe njerëzit e tij i kanë transformuar në metodën e tyre të vetme të të bërit politikë, pikërisht siç bënë Stalini dhe Enver Hoxha në vitet e pushtetit të tyre.

Që kur, tre vjet më parë, Partia Demokratike kaloi në opozitë, nuk ka qenë në gjendje të formulojë një propozim alternativ ndaj qeverisë, duke e bazuar të gjithë strategjinë e saj ekskluzivisht mbi shpifjen dhe kriminalizimin e kundërshtarëve të vet politikë.

Por çfarë prodhuan qindra fjalimet e bëra duke u çjerrë në Parlament, duke tundur dokumenta të sajuara? Çfarë prodhuan mitingjet në sheshe ku paralajmëroheshin revolucione, që nuk do të ndodhnin kurrë?

Çfarë prodhuan scoop-et false gazetareske, të paraqitura në mënyrë të përpiktë si “skandale të papara ndonjëherë”, ndërkohë që skandalet e vërteta nuk denoncoheshin kurrë? Çfarë prodhuan qindra postime të publikuara në Facebook me foto të rreme të fushave të rreme me kanabis? Çfarë prodhuan denoncimet e rreme të qytetarëve të rremë anonimë mbi abuzime të rreme dhe fajtorë të rremë? Asgjë.

Ky lumë falsitetesh nuk prodhoi as edhe një votë të vetme, as sadopak mbështetje. Qytetari dixhital u sfidua në mënyrë skandaloze nga qytetarët e vërtetë dhe këtë Berisha do të bënte mirë ta kuptonte një herë e përgjithmonë.

Duke përdorur në mënyrë të papërgjegjshme mediat e tyre (të cilat pranojnë me qejf të madh të përdoren, duke shpresuar të shpërblehen një ditë, siç ndodhi për tetë vjet me Sandrin), Berisha dhe Basha kanë bërë dhuratën më të madhe që çdo kriminel dhe çdo i korruptuar mund të shpresojë të marrë: t’i barazojnë me njerëzit e ndershëm, duke i bërë kështu të padallueshëm.

Sepse, me politikën e tyre të turpshme të shpifjes, Berisha, Basha, një pjesë e mirë e Partisë Demokratike dhe të gjithë mediat e tyre, përpiqen çdo ditë t’i bëjnë njerëzit e ndershëm të njejtë me kriminelët, megjithëse e dinë mirë se vetë ky proces pervers do t’i bëjë kriminelët të duken të njejtë me personat e ndershëm.

Këtë herë nuk ishin socialistët ata që thanë mjaft, por ka qenë vetë populli i PD-së në Dibër. Dhe, në rast se nesër do të shkohej për të votuar edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, rezultati nuk do të ndryshonte: Basha dhe Berisha janë të destinuar të humbasin, sepse humbëse është strategjia e tyre.

Sepse shqiptarët tashmë janë ndryshe nga ata, që u mashtruan prej tyre për vite me radhë dhe sepse opinioni publik tashmë është shumë më i pjekur se sa gjithë politikanët dhe madje edhe se ne gazetarët. Kur dikush gënjen, njerëzit e kuptojnë, mashtrimet verbale nuk mashtrojnë më kërkënd.

Më shumë se sa reformat, më shumë se sa rritja ekonomike, më shumë se sa standardet e reja formale, është kjo provë e ndërgjegjësimit dhe pjekurisë nga ana e njerëzve të zakonshëm (që dëshmojnë më në fund se refuzojnë gënjeshtrat e politikanëve, siç ndodh prej kohësh tek qytetarët e tjerë të demokracive moderne) hapi i vërtetë përpara drejt integrimit evropian, që zbuloi rezultati i Dibrës dhe të cilin të gjithë ata që e kanë për zemër të ardhmen dhe popullin shqiptar duhet ta përshëndesin./a.m.

Next Post
Deputeti demokrat harron akuzat ndaj Sadri Abazit, shfaqet i qeshur pranë tij në Dibër

Deputeti demokrat harron akuzat ndaj Sadri Abazit, shfaqet i qeshur pranë tij në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com