• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Quaje Ramën kryehajdut’, kreu i KLSH-Berishës: Zbatoj ligjin, nuk bëj politikë

by Java News
19/07/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të KLSH, Bujar Leskaj t’u drejtohet ministrave dhe kryeministrit Edi Rama me fjalët hajdutë dhe kryehajdut, pasi sipas tij nga dokumentet e audituara, ka rezultuar se janë abuzuar 1.2 mln euro nga koncesionet.

Nga foltorja e Kuvendit, ku raportoi veprimtarinvë vjetore të KLSH, Leskaj tha se detyra e tij është zbatimi i ligjit dhe jo të bëjë politikë. Berisha thumboi edhe ministrin për Diasporën, Pandeli Majko, i cili e ndërpreu në një moment kur ish-kreu i qeverisë po akuzonte Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën, për të cilët tha ai, maxhoranca ka sjellë një ligj favorizuar për lojërat e fatit.

Berisha: Ju ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta origjinale shtetërore të firmosuera dhe vulosura nga kjo mazhorancë se këta… çdo epitet mund tu vësh këtyre që janë mbrapa me në krye atë kryehajdutin aty, a ju drejtove në fjalën tuaj: O të poshtëruar hajdutë që keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër të Europës apo jo?

Unë e kuptoj por vetëm se një gjë është, po shkove tek Mit’hat Frashëri shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të detyronte ty tu drejtoheshe këtyre vetëm në këtë mënyrë atyre që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera. Kjo nuk është e dhënë e imja dhe as opozitës, është e dhënë e institucionit qëndror të llogarive të shtetit. A e dini se këta këtu kanë sjellë në parlament një ligj për Olsin dhe Geronin, do të thotë që lojërat e fatit të ulet 3 herë tatimi.

Po Pandeli, më mirë mos fol se ti edhe të përzënë, edhe të kthejnë, lexoje ligjin.Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin, nga 80% të fitimit që kanë ata tani nuk do u merret më 15% i 80% por vetëm 20%. Ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë. Ai hajduti me çizme, e bën se i merr paratë dhe ja çon atij. Ju keni alergji ndaj të vërtetave. Herë tjetërke parasysh, tu drejtohesh hajdutë dhe kryehajdutë këtyre, kjo është gjuha që kuptojnë këta.

Leskaj: I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese.Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e  politikave. Nëse unë si kryetar i KLSH në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin.

a.ç

Next Post
Jo vetëm ‘kërbaç’, policia këshillon: Bëni kujdes…

Elbasan/ Arrestohen 5 shoferë, drejtonin mjetin pa patentë

Comments 1

  1. Steni says:
    8 years ago

    Ky ka rrjedhur akuzen e quan pyetje ne mes te shqiptarve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In