• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

QSUT: Barnat e skaduara magazinohen, problematika u trashëgua para 10 vitesh

by A R
01/10/2018 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e QSUT “Nënë Tereza” sqaron lidhur me shkrimin e botuar në BIRN me titull “Mali i ilaçeve të skaduara në QSUT, shkakton kosto të shumëfishta”, se barnat dhe materialet mjekësore që përdoren në shërbimet mjekësore të QSUT janë konform çdo standarti dhe sigurie për pacientët.

Reagimi:

Në lidhje me barnat e skaduara ju sqarojmë se, ekziston një situatë problematike e trashëguar prej rreth 10 vitesh. Shkrimi i publikuar në BIRN, nuk ka asnjë lidhje me sigurinë dhe cilësinë e barnave që përdoren për pacientët në QSUT, të cilat janë te sigurta, brenda afatave kohore të skadencës.

Sqarojmë se barnat e skaduara janë magazinuar në ambiente të veçanta, të izoluara nga barnat e tjera, sipas Legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Që prej vitit 2014 në QSUT aplikohet një procedurë e marrjes në dorëzim të barnave, bazuar në kontratat që lidhen mes operatorëve ekonomikë dhe QSUT-së, ku është shtuar një nen i cili thotë se “ që në të gjitha rastet kur barnat skadojnë, do të zëvendësohen me të njëjtin artikull por me afat më të gjatë skadence”. Gjithashtu ju bëjmë me dije se vitet e fundit, edhe donacionet për barnat, janë bërë me marrëveshje me firmat farmaceutike dhuruese ku deklarohet se në rastet e mospërdorimit të këtij bari, do të tërhiqet sasia e mbetur nga donacioni, mbrapsht. Kjo marrëveshje ka sjellë që sasia e barnave të dhuruara që nuk përdoren, të tërhiqen nga këto firma dhe të minimizohet sasia e barnave jashtë përdorimit në vitet e fundit.

Përsa u përket barnave të skaduara që janë mbetje të trashëguara para vitit 2014, ju sqarojmë se në zërat e ndarë të Buxhetit është parashikuar, planifikuar dhe është zhvilluar procedura në tenderim publik për asgjësimin e këtyre barnave të skaduara ndër vite. Operatorët ekonomikë ofertues nuk kanë plotësuar standardet e kërkuara sipas Legjislacionit në fuqi për evadimin dhe asgjësimin e këtyre barnave, duke u skualifikuar kështu nga kjo procedurë dhe duke çuar në anullimin e tenderit.

Aktualisht jemi në proces tenderimi për herë të dytë për këtë vit të procedurës për evadimin dhe asgjesimin e barnave të skaduara.

Theksojmë se elementet krahasimorë në këtë shkrim, nuk qëndrojnë, sepse nuk mund të krahasohet gjendja reale e stokut të barnave në përdorim (brenda afatit të skadencës), të disponueshme në Farmacinë Qendrore të QSUT, kundrejt stokut të barnave të skaduara të akumuluara gjatë 10 viteve të fundit.

Next Post
Na duhen kriminelët e vërtetë, jo ata që i duhen politikanëve hipokritë

Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com