• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…

by Skënder Minxhozi
01/10/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shumë buzë po rrudhen këto orë në Shkup, Athinë dhe disa nga kryeqytetet kryesore të Perëndimit. Shifrat e ulëta të pjesëmarrjes në referendumin për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë, kanë futur në siklet të gjithë ata që besonin në zgjidhjen më në fund, të një ngërçi që mban peng republikën e vogël në qendër të Ballkanit. Por nëse Shkupi qan, as Prishtina nuk qesh, për të perifrazuar një thënie të lashtë. Jo sepse kosovarët kanë qenë shumë të preokupuar me fatin e emrit të Maqedonisë, por sepse në horizontin politik të Kosovës mund të shfaqet në të ardhmen  e afërt një referendum po aq i rëndësishëm sa ai të dielës në Maqëedoni, lidhur me fatin e dialogut Serbi-Kosovë dhe thelbin e tij aq shumë të përfolur: shkëmbimin e territoreve.

Është e vështirë të vendoset një paralele perfekte mes projektit kushtetues maqedon dhe atij të presidentëve Thaçi e Vuçiç për “korrigjimin kufitar”. Megjithatë disa aspekte nuk janë fort të largëta mes dy nismave. Që të dyja këto iniciativa vijnë si produkt i një negociate/ndërmjetësimi kryesisht ndërkombëtar, me dy palë që për vite me rradhë kanë qenë të paafta të merren vesh (maqedonët me grekët dhe kosovarët me serbët). Që të dyja nismat propozojnë diçka epokale – nisma e Zaev që t’i gjejë një herë e mirë një emër të dakordësuar shtetit që drejton, kurse Thaçi që ta vendosë vendin që drejton me të drejta të plota në hartën politike të kombeve. Rasti serbo-kosovar duket se sheh të grumbulluar rreth projektit një pjesë të mirë të komunitetit ndërkombëtar, amerikanë, shumë europianë, si dhe rusët më në hije. Çka s’mund të thuhet për referendumin maqedon, ku Rusia është akuzuar se po kërkon të mbajë gjallë një krizë të vjetër, për të penguar procesin e afrimit të Shkupit me NATO-n dhe BE-në.

Mbi të gjitha, këto orë po duket se të dyja nismat ngjajnë gjithashtu në një pikë që shënon në fakt hallkën më të dobët të litarit – janë të negociuara keq dhe pak në rrafshin e brendshëm. Megjithëse në këto orë Zaev përpiqet të insistojë mbi shumicën dërmuese të votave që pjesëmarrësit në referendum i dhanë emrit të ri të Maqedonisë, është e qartë si drita e diellit se ai dhe qeveria e tij dështuan për të bindur maqedonët të dalin e të votojnë masivisht në referendum. Shumica gri, e cila bojkotoi për shkak të thirrjeve të opozitës, qëndrimit kokëfortë të presidentit dhe mëdyshjes a paqartësisë mbi peshën dhe objektivat e referendumit, është prova materiale e dështimit të Zaev për të materializuar në ambjentin e brendshëm një projekt që pati mbështetje masive ndërkombëtare, por indiferencë dhe spekticizëm kombëtar.

E njëjat situatë, por pa kuti votimi në mes, duket se është instaluar tashmë edhe në Kosovë. Aty ku presidenti Thaçi duket edhe më i vetmuar, në projektin e tij të ndërrimit të territotoreve me palën serbe, sesa homologu i tij Zaev me emrin e ri të Maqedonisë në xhep. Ajo që kërkon presidenti kosovar shkon përtej shtimit ose heqjes së një emërtese në kokën e shtetit. Ndryshimi i negociuar i kufijve, i konsideruar nga skeptikët si një “pastrim paqësor etnik”, përbën një nismë që duket se deri tani ka mbështetjen më shumë të nënkuptuar sesa të deklaruar të SHBA, Rusisë dhe një pjese të vendeve euriopiane. Por që ashtu si në rastin e “referendumit Zaev”, përkundër konsensusit ndërkombëtar, duket se është i vendosur mbi një trull të brendshëm thellësisht skeptik. Nuk është asfare e tepërt të supozohet se një referendum eventual sot, mbi dialogun kufitar Serbi-Kosovë, do ta bënte të dukej optimist dhe të suksesshëm rezultatin e votimit të të dielës në Maqedoni.

Për momentin vështirë se do të kemi një Maqedoni të Veriut, ashtu siç mbetet ende një mister, nëse do të kemi dikur një kompromis terriorial historik për Kosovën e Veriut. Dështimi de facto i Zaev dhe kundërshtia e brendshme politike e mediatike që rrethon sot Hashim Thaçin, janë simptomat e një qasjeje kryekëput të gabuar, që liderët ballkanikë përdorin shumë shpesh për të arritur objektivat e tyre politike. Miklojnë të huajt, u shkojnë pas atyre, bien dakord me gjithkënd përveçse me popullin dhe institucionet e veta. Përfundimi: shihni Shkupin!

Next Post
Skandali i “Nobelit”, burgoset fotografi francez

Skandali i “Nobelit”, burgoset fotografi francez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In