• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qokë politike për të penguar…”/ PD: Dy justifikimet e Celibashit dhe pse u fsheh, duke shtyrë afatin e regjistrimit

by Java News
11/03/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas përpjekjeve të Ilirjan Celibashit, për të penguar regjistrimin e kësaj partie në zgjedhjet e 14 majit.

Reagimi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë përsipër një qokë politike për të penguar PD në zgjedhje. Publikisht ka shpallur dy justifikime për këtë:

1. Autorizimi ka “gabime drejtshkrimore”, sepse formulimi nuk duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, por sipas tij duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

Për këtë pretendim nuk referon asnjë gërmë në ndonjë ligj, thjesht i referohet estetikës së tij në shprehje. Shkurt, smë pëlqen kështu, e dua kështu.

2. Deklarata e angazhimit solemn është një akt i patransferueshëm, apo i padelegueshëm tek të tretët, sepse është një akt indiviådual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë, i cili mban përgjegjësi përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie.

Në fakt deklarata jo vetëm që nuk sjell përgjegjësi ligjore, por është një akt, ku kryetari i Partisë (si personi që përfaqëson partinë në raport me të tretët) merr angazhim solemn në emër dhe për llogari të partisë, jo si individ apo person fizik. Deklarata ka karakterin e një mesazhi publik që Partia i drejton qytetarëve përmes KQZ, që strukturat dhe mbështetësit e saj të mos përfshihen në veprimtari të paligjshme të shitblerjes së votave apo të pranojnë fonde nga burime kriminale.

Si deklarim formal, në emër të partisë, ai është jo vetëm i transferueshëm, por krejtsisht pa asnjë efekt për zgjedhjet. Si cdo akt tjeter ligji vërtetë thotë nënshkruhet nga Kryetari, sepse ky i fundit është me ligj përfaqësuesi i partisë në raport me të tretët, por kjo nuk i jep aktit kurrësesi karakter individual.

Për Komisionerin janë të transferueshme aktet më të rëndësishëm për zgjedhjet (regjistrimi i partisë; paraqitja e kandidatëve; caktimi i administratorëve të zgjedhjeve); por jo mesazhi publik, krejt formal, i Partisë. Edhe në këtë rast ecën me logjikën që “kjo më pelqen të bëhet kështu, ndërsa atë tjetrën e dua ashtu”.

Në këtë kuptim, rrëmuja e krijuar me dashje nga Komisioneri, bën që KQZ të shërbej më shumë si zyrë propagande, sesa si zyrë e administrimit të zgjedhjeve. Nuk ka cënim më të rëndë për zgjedhjet sesa shndërrimi i KQZ-së në zyrë propagande dhe perceptimesh politike.

Për më tepër, Komisioneri vendosi publikisht afat 48 orë, por në skadim të këtij afati doli po publikisht dhe pohoi që afati skadon në 12 të natës (60 orë). Në fakt, afati ka skaduar në orën 10 të mëngjesit, orë në të cilën Ilirjan Celibashi kishte detyrimin për të marrë vendimin përfundimtar. U fsheh, në pritje që vendimet e tij ti marrin të tjerët. Përgjegjësia ligjore kërkonte të mos fshihej pas KAS, duke mos ushtruar me dashje detyrën dhe duke u përpjekur ti qëndrojë besnik qokave politike që ka marrë përsipër.

Partia Demokratike e Shqipërisë njofton opinionin publik se sapo ka depozituar ankimin në KAS, kundër vendimit të paligjshëm personal të Komisionerit, duke bërë thirrje për një shqyrtim sa më të shpejtë dhe profesional, të pa ndikuar politikisht dhe në përputhje me ligjin.

Next Post
“Më pëlqen gjoksi i Jorit”/ Luizi flet pa doreza në sy të Kiarës: Tek Olta…vëthët

“Më pëlqen gjoksi i Jorit”/ Luizi flet pa doreza në sy të Kiarës: Tek Olta...vëthët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com