Përbërësit për 4 persona:
midhje (5 – 6 për person)
1 tufë majdanoz
2 vezë
1 fetë buke
2 filxhanë kafeje qumësht
3 – 4 thelbinj hudhra
kripë
piper
Përgatitja:
Grijmë hollë tulin e midhjeve dhe e vendosim në një enë. Shtojmë kripë, piper, majdanoz, vezë, hudhrat, si dhe bukën, që duhet ta kemi zbutur më parë me ujë ose qumësht. Masën e përziejmë dhe i japim formën e qofteve. Qoftet i kalojmë më parë në miell dhe i vendosim për skuqje.