• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

QKB s’do ofrojë më shërbime në sportel, Qeveria merr vendimin e rëndësishëm

by A R
11/12/2024 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel, shkruan A2 CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Këshilli i Ministrave përmes një njoftimi, ku thuhet se këto shërbime do të ofrohen vetëm online nëpërmjet portalit E-Albania.

Ky vendim ka hyrë në fuqi pas borimit në fletoren zyrtare dhe pritet të vihet në zbatim gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë se qeveria socialiste ka theksuar se shumë prej shërbimeve në zyrat e shtetit do të zëvendësohen me shërbime online përmes portalit E-Albania.

Njoftimi:

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 391, DATË 3.5.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT DHE TË PUBLIKIMIT NË QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 76, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave Fletorja Zyrtare Viti 2024 – Numri 206 Faqe|22205

VENDOSI:

Në vendimin nr. 391, datë 3.5.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

I. Në kreun I, “Organizimi i sporteleve”, bëhen këto ndryshime:

1. Titulli i kreut “Organizimi i sporteleve” zëvendësohet me “Portali “e-Albania””.

2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2. Aplikimi për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) bëhet pranë portalit “e-Albania”.

3. Pika 3 shfuqizohet.

II. Në kreun II, “Kërkesa të përgjithshme të aplikimit”, bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 5, fjalët “… pranë QKB-së …” hiqen.

2. Në pikën 6, fjala “… paraqesin …” zëvendësohet me fjalët “… ngarkojnë elektronikisht…”.

III. Kreu III, “Procedurat e aplikimit pranë sportelit qendror dhe sporteleve të shërbimit në territor”, që përbëhet nga pikat 10 deri në 23, shfuqizohet.

IV. Në kreun V, “Procedurat e vlerësimit të aplikimit”, bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 33, fjalët “… pikës 23 apo …” hiqen.

2. Pika 34 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“34. Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKBsë verifikon me hollësi nëse aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë në përputhje me kërkesat e pikës 1, të nenit 54, të ligjit, të regjistrimit të biznesit, si dhe verifikon veprimet e kryera nga personi i autentifikuar elektronikisht.”.

3. Në pikën 41, fjalët “… III ose …” hiqen.

4. Në shkronjën “b”, të pikës 44, fjalët “… III ose…” hiqen.

V. Në kreun VI, “Dispozita për njoftimin e vendimeve”, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 46 ndryshohet, si më poshtë vijon: “46. Çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e aplikimit i njoftohet në mënyrë elektronike aplikantit në portalin “e-Albania”, si dhe në faqen zyrtare të QKBsë, jo më vonë se 1 (një) ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.”.

2. Pikat 47 dhe 48 shfuqizohen.

3. Në pikat 50 dhe 51, fjala “… të paraqesë …” zëvendësohen me fjalët “… të ngarkojë elektronikisht në portalin “e-Albania” …””.

VI. Në kreun VII, “Dispozita për publikimin elektronik dhe marrjen e informacionit”, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 54, pas fjalëve “… në faqen zyrtare të internetit të QKB-së …” shtohen fjalët “… si dhe në portalin “e-Albania” …”.

2. Pikat 55 dhe 56 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“55. Çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar të identifikohet, mund të kryejë kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.

56. Çdo person ka të drejtë të marrë, në formatelektronik, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Gjithashtu, çdo person mund të marrë, në format shkresor, kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.”.

3. Pikat 57, 58, 59 dhe 60 shfuqizohen.

VII. Në kreun X, “Procedurat e korrigjimit të gabimeve”, pika 70 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“70. Aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”.”

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Next Post
Seanca në Kushtetuese, Ali Ahmeti: Nëse hiqni gjuh shqipe, do të keni pasoja!

Seanca në Kushtetuese, Ali Ahmeti: Nëse hiqni gjuh shqipe, do të keni pasoja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mbyll tre grupkapitujt e parë me BE-në, zëvendësministri i Brendshëm: Superlajm për të gjithë shqiptarët!

Shqipëria mbyll tre grupkapitujt e parë me BE-në, zëvendësministri i Brendshëm: Superlajm për të gjithë shqiptarët!

July 14, 2026
“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

July 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti

July 14, 2026
Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

July 14, 2026
Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

July 14, 2026
Zyrtare/ Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen

Zyrtare/ Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen

July 14, 2026
Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

July 14, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump ndryshon kurs! Heq dorë nga tarifa 20%, por mbyll Hormuzin për anijet iraniane

July 14, 2026
“Mos prisni qetësi”, Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Do të godasim me forcë dërrmuese

“Mos prisni qetësi”, Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Do të godasim me forcë dërrmuese

July 14, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Marrja e trofeut të review-ve negative nga Lëvizja Bashkë është review-ja më e keqe për politikën e tyre

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In