• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qiraja 1 euro, Ekonomi fton investuesit e huaj

by Java News
22/05/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, ftoi investitorët e huaj dhe vendës të shfrytëzojnë objektet shtetërore, të cilat janë të gatshme për t’u dhënë me qira 1 euro. Për këtë, brenda një kohe të shkurtër, qeveria do të bëjë të mundur inventarizimin dhe publikimin e të gjitha pronave që janë të lira për t’u shfrytëzuar nga bizneset me kontrata simbolike.

Nga Durrësi, Ekonomi u parapriu edhe ndryshimeve që do të pasojë paketa fason, duke thënë që krahas lehtësirave që janë aktualisht do të ofrohen të tjera.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë përsipër të listojë të gjitha pronat shtetërore, të cilat janë të mundshme për t’u dhënë bizneseve në zhvillimin e të tilla aktiviteteve si ky që është një shembull i një përkushtimi që vjen jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe investitori italian për të vijuar aktivitetin e tij.

Paketa fason do të vijojë të mbështetet nga qeveria. Ata që do të kenë iniciativa për të dhënë ide investimesh do të përfitojnë nga kjo situatë e qirasë 1 euro, por edhe të tjera lehtësira do të shikohen gjatë vitit që vjen”, tha Ekonomi, e cila gjatë ditës së djeshme vizitoi ambientet e disa prej sipërmarrjeve të ngritura në vendin tonë, me qëllimin për të parë ecurinë e paketës fason një vit e gjysmë pas miratimit.

Bizneset e njohën ministren me rezultatet pozitive që ka sjellë kontrata e qirasë 1 euro. Por, krahas rëndësisë që qeveria i tregon biznesit të vogël e të mesëm, Ekonomi foli edhe për bizneset strategjike që kanë shprehur interes të investojnë në Shqipëri.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shikon me shumë vëmendje të gjitha ato kërkesa për investime strategjike që ofrohen në ministri për sektorë të ndryshëm në zbatim të ligjit për të tilla investime.

Për këtë ndiqet modeli ‘One Stop Shop’, pra një dritare e vetme unike që është AIDA dhe aty mund të drejtohen të gjithë investitorët për të marrë informacion për çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Aktualisht, kemi 4 propozime nga investitorë strategjikë, në fusha të caktuara si turizëm dhe bujqësi, dhe janë duke u shikuar me kujdes nga grupi i ekspertëve”, u shpreh Ekonomi.

Panorama/d.i.

Next Post

Shullazi kërkon lirinë, avokatët: Vendimet në kundërshtim me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In