• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeverisjen e ka Rama, Vetting-un Evropa dhe Amerika, drunë populli

by Shpëtim Nazarko
10/09/2017 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Specifikat e kësaj legjslature në një këndvështrim personal dhe të thjeshtë, mendoj se janë këto. Qeverisja është qartësisht në duart e PS-së, dhe Ramës i bie barra e plotë në të gjithë sektorët e saj të vendosë njerëzit më të aftë.

Vetingu ose procesi i pastrimit të politikës, natyrisht është në dorën e të huajve dhe është Iluzion të mendohet si zakonisht, se qeveria ka gjë në dorë të saj ndonjë gjë esenciale. Theksuar shpesh, nëse në Gjermani, paudhësia, korrupsioni apo njerëzit e korruptuar duan ta zëmë në vit të kapen e të dënohen, në Francë dy, e në Itali pesë vjet, në Shqipëri ndoshta njëzetë a njëzetë e pesë vjet, po në fund procesi i dënimit të korrupsionit dhe përfaqsuesve të tij, është i pashmangshëm. Shumë mendojnë se kjo është vepër e drejtësisë, por vetë mendoj se shoqëria nuk mëson shumë nga historia, por shkon përpara nga konflikti i interesave. Besoj se shumë shpejt do të shihen efektet e Vetingut, proces i cili do të jetë i rëndë për të majtë e të djathtë, pa përjashtim.

Në planin e “drurit” mendoj se PS dhe Rama janë drejpërdrejt në syrin e popullit dhe nuk mund të justifikohen në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë e ka theksuar këtë në mbledhjen e fundit të grupit, duke paralajmëruar se me dështimin, PS nuk do të vijë dot më në pushtet për një kohë të gjatë. Mund të thuhet edhe se me këtë dështim ,kemi përfundimisht daljen nga skena e historisë së partive të mëdha PD-PS e bashkë me to edhe të një klase të tërë politike që në këtë cerek shekulli më shumë i ka prurë dëme se sa dobi vëndit.

Në një intervistë të dhënë para dy ditësh Kryeministri, shprehu shqetësimin, nëse do të arrijë ta cojë përfundimisht për skrap “tepsinë e pushtetit”apo jo. Shqetësimi bëhet real, kur kupton lidhjen e madhe të interesave të palëve në kohërat e bashkëqeverisjes. Duket e vështirë që kjo të realizohet edhe nëse merr në llogari që shumë prej agjensive (reduktohen rreth 37 të tilla) shpesh kanë qënë më shumë vepër e asaj që u sipërtheksua, se sa e ndonjë plani konkret që ka pasur lidhje me modernizimin e shtetit.

Besoj që opozita ka mbetur po ajo dhe në atë rrugë të vjetër zor se do të prodhojë gjë. Sherri për Rucin, pra zgjedhjen e tij, e tregon qartë që në fillim, se cfarë opozite do të shohim rrugës. Në një vështrim të thjeshtë, duket se është një veprim nga ata që quhen për tu bërë, si shprehje simbolike në emër të përkrahjes së shtresave që PD ka përfaqësuar për një kohë të gjatë. PD ka pasur shumë mundësi ta materializonte këtë lloj përkrahje në foma e me mjete të tjera. Në këtë sens kjo inisiativë e PD –së, nuk mund të thotë më shumë se sa një gjest simbolik.

Nuk jam shumë i sigurtë nëse do të prodhojë kjo opozitë ide apo nisiativa të qarta, që janë rruga e vetme për të luftuar qeverinë dhe qeverisjen.

Në hapje të seancës së parë, lajmet e mëngjezit paraqitën amabasadorin që amerikan theksoi rëndësinë e pozicioinit tranzit bile dhe të një tip dispecerie të Shqipërisë. Kjo për shkak të tubacionit të ri të gazit që niset kësasaj radhe prej nesh dhe shkon deri në Kroaci. Nëse këto katër vjet do arrihet që ky pozicion, të forcohet nëpërmjet projektimit apo ndërtimit të portit të Vlorës apo Korridorrit të 8-të, pozicioni i Shqipërisë shumëfishohet në force dhe vëndi fillon dhe forcon shylllën e aprë të tij atë që lidhet me shfrytëzimin e pozicionit gjeografik .

Sektorin tjetër ai i bujqësisë, apo shtyllës tjetër që mban “trarët e vëndit” besoj do të jetë primar. Rama e theksoi këtë në një intervistë të para dy ditëve dhe besoj se është një shënjë e mirë. Po ndërkaq kjo e thënë është pak për të mos tënë shumë pak nëse nuk konkretizohet me vepra. Shqipëria ka problem me pronat, me mbivendosjet e panumërta dhe me Ligjin 7501 që vazhdon ta mabjë të lidhur me process që na cojnë më shpesh se sa duhet në dyert e Strasburgut.

Shëndetsia duket dhe do jetë “Thëmbra e Akilit”, pavarësisht idesë që ka qeverai në përparimin e saj apo vërtet te realizimi i disa gjërave në praktikë. Vetë besoj, se nëse nuk vendoset siguracioni shëndetsor do të gjëndemi në një kufi të ngatërruar midis propagandës dhe realizimit real të gjërave.

Po i tillë duket edhe arësimi profesional që duket po aq i rëndësishëm, në mos më rëndësishmi i gjërave që duhet të preokupojnë qeverisjen katër vjecare.

Next Post
Ish-ministri i Berishës: Një nga deputetët e PD që votuan pro Ruçit është vetë Basha

Ish-ministri i Berishës: Një nga deputetët e PD që votuan pro Ruçit është vetë Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In