• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria: Vizita e pelegrinëve serbë dëshmon tolerancën fetare në Kosovë

by A R
07/11/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur përfundimin pa asnjë incident të vizitave të pelegrinëve serbë në Kishën e qytetit të Gjakovës dhe në kisha, manastire dhe varreza nëpër disa qytete të tjera të Kosovës. Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se çmon lartë sjelljen e qytetarëve dhe të pelegrinëve gjatë këtyre vizitave si dhe përkushtimin e kryetares së Komunës së Gjakovës dhe autoriteteve lokale të Pejës, Deçanit, Suharekës, Prishtinës, Mitrovicës dhe komunave të tjera, ku kanë qëndruar pelegrinët serbë, si dhe Policinë e Kosovës, për profesionalizmin e dëshmuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se kjo është dëshmia më e mirë reale, e bashkëjetesës dhe tolerancës tradicionale që karakterizon qytetarët e Kosovës, të të gjitha etnive dhe besimeve fetare”, thuhet në këtë komunikatë.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, thuhet në komunikatë të Qeverisë, janë të përkushtuar për të respektuar të gjitha vlerat demokratike evropiane, për të qenë pjesë e botës demokratike dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me trashëgiminë, kulturën, arsimin e shkencën dhe avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet kombeve në botë.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës vlerëson se pranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ditën e hënë, do të ishte një hap i rëndësishëm për fuqizimin e këtyre vlerave.

Next Post

Këngëtarja Dhurata Dora: Nuk kam kohë për dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In