• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria teknike” alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje

by Mero Baze
06/10/2024 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Përpjekja për të maskuar objektivin final të Berishës që është mospjesëmarrja në zgjedhjet e pranverës tani e ka emrin “qeveri teknike”. Në historinë e tij politike të përpjekjes për të kthyer për herë të tretë, Berisha gjithmonë ka maskuar objektivat e veta.

Kur më 2021 Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar I PD, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, për korrupsion madhor dhe minim te demokracisë në Shqipëri, ai për t’iu kundërvënë SHBA, e maskoi luftën e vet me “betejën” për të demokratizuar partinë duke fajësuar Lulzim Bashën për gjithë humbjet e PD pasi kishte munguar demokracia e brendshme dhe votat e demokratëve. Madje kishte bojkotuar zgjedhjet kundër vullnetit të Berishës.

Dhe çfarë nuk premtoi. Zgjedhje nga baza, vendime me unanime , primare etj. Madje u betua që sdo ketë më bojkot.
Pasi arriti pas dy vitesh ti marr grupin parlamentar me premtime dhe pazare, ai bëri emërime direkte për nënkryetarë partie dhe funksione të tjera me emërime direkt prej tij duke I justifikuar për hir të “unitetit”.

Tani që “bashkimi” ndodhi dhe ai e shikon se përçarja nuk u shmang, përkundrazi dekantoi një pjesë e opozitës kundër tij duke krijuar parti të reja, dhe kur e shikon se e ka të pamundur të fitoj ose ti afrohet fitores në zgjedhjet e pranverës, ka shpikur qeverinë teknike, si kusht për të hyrë në zgjedhje.

Rezultati është shumë I sigurt. Nuk do ketë qeveri teknike dhe pas kësaj mbetet që Berisha të mbaj fjalën të mos hyj në zgjedhje.

E dimë si përfundon kjo histori se është një film I parë.

Në fakt qeveria teknike përveçse është një alibi për të mos hyrë në zgjedhje, është dhe një mënyrë për të maskuar mos ikjen e tij nga kreu I partisë, pasi ka premtuar që kush humbet zgjedhjet duhet të largohet.

Pra e gjithë beteja për ta mbajtur tani PD peng të familjes së tij dhe halleve të tij, maskohet me një kërkesë që as ka ndërmend t’ia plotësoj kush dhe as e realizon dot dhe sikur të rrij 24 orë në rrugë me çetën e tij.

Ajo që ai kërkon me urgjencë këto ditë është që para se të nis gjyqi I tij, njerëzit të ketë në rrugë, për “qeveri teknike” dhe kështu maskon dhe përdorimin e PD për hallin e tij tërësisht personal dhe familjar, I cili tani rëndohet dhe nga hapja e dosjes së 21 Janarit.

Të hënën nuk do ndodh asgjë që nuk ka ndodhur më parë. Do vijnë tufa tufa me autobusë, do thyejnë ndonjë xham e do hedhin ndonjë Molotov, do bllokojnë ndonjë derë univeristeti apo institucioni e do kthehen nga erdhën.

Të gjithë ata që duan të keqpërdorin simbolikën e 21 janarit gabohen rënd. Nuk ka 21 Janar pa Berishën kryeministër.
21 Janari është ditë simbol jo se qe ditë proteste, por se u bë ditë masakre nga një kryeministër që vrau. Pjesa tjetër është proteste e zakonshme.

Nuk vret njeri më demonstrues në këtë vend ndaj 21 Janari do ngelet njollë e Sali Berishës dhe ndëshkim I përjetshëm për të.
Të hënën dhe në ditët në vazhdim Shqipëria do përballet me grahmat e fundit të Sali Berishës për të përdorur PD për hallin e tij.

Ky nuk është as hall I shqiptarëve dhe as hall I opozitës. Është vetëm hall I tij.

Të hënën nuk ka kush vret qytetarë. Mund të ketë vetëm vandal që provokojnë qytetarët por me ata Tirana është mësuar. Po të ishte ndryshe Sali Berisha nuk do ishte maj penxheres duke pritur burgun, por do ishte I nderuar si një udhëheqës normal në këtë vend, duke shijuar pensionin e tij.

Aty, në burg, e ka çuar historia e tij e dhunshme dhe profili i tij kriminal, që është një film që përsëritet për 33 vite. E hëna është një përsëritje komike e tragjedisë së tij.

Next Post
Elisa e Çudirave

Amerika ime

Comments 1

  1. Sal Yxhym QENEF Qëni says:
    1 year ago

    Saliu & Co, të hënën fiton NDOC RROKUN.

    Reply

Leave a Reply to Sal Yxhym QENEF Qëni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com